Home»Magazine»Letersi»Të nderuar Lexues! Një shënim nga Umberto Eco për lexuesit e “Varrezës së Pragës”

Të nderuar Lexues! Një shënim nga Umberto Eco për lexuesit e “Varrezës së Pragës”

eccShekulli i Nëntëmbëdhjetë ishte i mbushur me ngjarje misterioze dhe të tmerrshme: Protokollet e Pleqve të Sionit, mashtrimi i famshëm që më pas frymëzoi Hitlerin; Çështja Dreyfus; si dhe shumë intriga që lidheshin me shërbimet e fshehtë të disa vendeve, sekte masonike, komplote Jezuitësh, si edhe episode të tjerë që – po të mos ishin të vërteta të dokumentuara – do të ishte e vështirë të besoheshin.

“Varreza e Pragës” është një histori ku të gjithë personazhet përveç njërit – personazhit kryesor – kanë ekzistuar vërtetë. Edhe gjyshi i heroit, autori i një letre misterioze reale që shkaktoi antisemitizmin modern, është historik.

Dhe vetë heroi, ndonëse i sajuar, është nëj personazh që u ngjan shumë njerëzve që kemi njohur, në të kaluarën dhe të tashmen. Në libër, ai shërben si autori i fabrikimeve të ndryshme dhe planeve, në sfondin e grushteve të pabesueshëm të shtetit: kanalizime të mbushura me kufoma, anije që shpërthejnë në rajonin e një vullkani shpërthyes, abatë që theren, noterë me mjekrra të rreme, sataniste femra histerike, mesha të zeza e kështu me radhë.

Unë pres dy lloje lexuesish për këtë libër. Të parët as që e kanë idenë se gjithë këto gjëra kanë ndodhur vërtetë, nuk dinë asgjë për letërsinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe madje mund ta kenë marrë seriozisht Den Braunin. Këta duhet të marrin ndonjë lloj kënaqësie sadiste nga ai që mund të duket si një qëllim pervers – duke përfshirë personazhin kryesor, të cilin jam përpjekur ta bëj më cinikun dhe më të papajtueshmin në të gjithë historinë e letërsisë.

Lexuesit e kategorisë së dytë, e dinë ose e nuhasin që unë po rrëfej gjëra që kanë ndodhur. Fakti që historia mund të jetë kaq e pandershme mund ta bëjnë të djersijë balli i lexuesit. Ai do të shohë me ankth prapa vetes, do të ndezë të gjithë dritat, dhe mund të dyshojë se këto gjëra mund të ndodhin edhe sot. Në fakt, ato mund të jenë ndodhur në këtë moment. Dhe, ashtu si unë, ai do të mendojë: “Ata janë këtu mes nesh”

Umberto Eco /bota.al

vp

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *