Home»Bota»Ja çfarë e lidh krizën e refugjatëve me krizën e eurozonës

Ja çfarë e lidh krizën e refugjatëve me krizën e eurozonës

kriza

Nga Hans Kundnani

Berlin – Që prej fillimit të krizës në eurozonë 6 vjet më parë, udhëheqja e Gjermanisë ka theksuar në mënyrë të përsëritur se shtetet anëtare të BE-së duhet të zgjidhin problemet e veta. Teksa shumë gjermanë qenë të shqetësuar, kriza e euros ishte një krizë e borxhit, e cila u shkaktua nga papërgjegjshmëria fiskale e shteteve anëtare sikurse qe edhe Greqia.

Ndërsa shumë vende të tjera kanë argumentuar, se kriza e euros nuk mund të zgjidhet derisa të ketë një balancim së borxhit në eurozonë, gjermanët kishin frikë se kjo do të largonte presionin ndaj vendeve në krizë, për të ndërmarrë reformat e nevojshme strukturore. Megjithatë, retorika ka ndryshuar që nga vera e kaluar, kur u bë e qartë se një milionë njerëz do të kërkonin azil në Gjermani brenda vitit 2015.

Në vend të theksimit të vetë-mbështetjes, politikanët dhe zyrtarët gjermanë tashmë mund të dëgjohen tek flasin për një përgjegjësi kolektive në zgjidhjen e problemeve evropiane. Ata thonë se kriza e refugjatëve, të cilën krerët e qeverive evropianë do ta diskutojnë në Bruksel këtë javë, është një problem evropian – jo siç tha kryeministri hungarez Viktor Orban, një “problem gjerman”.

Me fjalë të tjera, në kontekstin e krizës së refugjatëve, ata tashmë janë duke thënë atë që shumë vende të tjera e kanë shprehur prej kohësh në lidhje me krizën e euros. Gjatë kësaj të fundit, ishin shtetet anëtare jugore e të mbytura në borxhe, të cilat dëshironin që Gjermania të tregonte “solidaritet”. Por tanimë, teksa qindra mijëra refugjatë i janë drejtuar Gjermanisë, është kjo e fundit ajo që ka nevojë për “solidaritet” nga vendet e tjera anëtare – në formën e pranuar të një “shpërndarje të drejtë” të azilkërkuesve.

Kjo dinamikë e re, mund të jetë një mundësi për Evropën. Gjermanët mund të kenë filluar të kuptojnë, se si ndihesh kur ke nevojë për ndihmë nga partnerët e tjerë të BE-së. Kjo mund të ketë çuar drejt një ndjeshmërie më të madhe për gjendjen ekonomike të vendeve të tilla si Greqia, dhe një ndryshim të politikave, që do t’i ndihmojnë të rrisin shanset për të dalë nga kriza – nëse për të marrë ndihmën e tyre duhet të trajtojnë me seriozitet krizën e refugjatëve.

Por me shtetet e tjera anëtare të BE që kundërshtojnë planet e Merkelit, gjermanët po besojnë gjithnjë e më shumë, se ndërsa ata treguan solidaritet me vende si Greqia gjatë krizës së euros, nuk po marrin në këmbim solidaritetin e nevojshëm për krizën e refugjatëve. Në fakt, gjermanët flasin për një “Entsolidarisierung”, ose një tërheqje nga solidariteti. Ekziston rreziku që shumë gjermanë të arrijnë në përfundimin, se janë duke u shfrytëzuar nga Bashkimi Evropian, dhe për pasojë të fillojnë të kthehen kundër tij.

Pra kriza e refugjatëve dhe ajo e euros, janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme. Qëkur filloi kriza në eurozonë, BE-ja është e ndarë në një bërthamë që lulëzon – të udhëhequr nga Gjermania – dhe një periferie të varfër. Fakti që kaq shumë nga qindra mijëra refugjatë që mësyjnë në Evropë nga rajonet e shkatërruara nga luftërat anekënd botas – mbi të gjitha nga Siria – duan të vijnë në Gjermani, është në vetvete një ilustrim i realitetit të Evropës së re.

Për më tepër, një pjesë e arsyes pse vendet anëtare të BE si Greqia, nuk kanë qenë në gjendje që përballojnë fluksin e refugjatëve gjatë disa viteve të fundit – dhe në fund të fundit nuk qenë në gjendje as të parandalonin udhëtimin më në veri dhe në perëndim në vende si Gjermania dhe Suedia – është dobësia e shtetit grek si pasojë e masave të thella dhe të zgjatura shtërnguese, të vendosura nga Gjermania dhe vendet e tjera fiskalisht agresive të Evropës Veriore që nga viti 2010. Në fakt, në diskutimin e ndezur rreth borxhit grek verën e shkuar, shumë gjermanë nuk deshin të hedhin para sërish para për një tjetër paketë shpëtimi, pasi ata e panë Greqinë si një shtet të dështuar.

Tashmë qasja e Gjermanisë, është të bindë shtetet e tjera anëtare të BE të marrin përsipër pjesën e tyre të azilkërkuesve, pa implikime të mëtejshme për krizën e euros. Në veçanti, zyrtarët në Berlin shqetësohen se për të zgjidhur krizën e refugjatëve, rregullat e buxhetit të BE-së në të cilën ata kanë investuar, do të duhet të lehtësohen. Për shembull, ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble, ka insistuar që kriza e refugjatëve të mos “instrumentalizohet” në debatet rreth defiçiteve të shteteve anëtare.

Prandaj strategjia gjermane konsiston në parandalimin e lidhjeve, ndërmjet krizave të euros dhe asaj të refugjatëve. Por ato nuk mund të zgjidhen veç e veç. Ajo që nevojitet është krijimi i “unionit të solidaritetit” për të cilin disa në Gjermani flasin për një realitet. Në praktikë kjo do të thotë, se shtetet anëtare të BE-së që janë pjesë e euros dhe zonës Shengen – de fakto një lloj “bërthame” të Evropës – kanë nevojë për të zhvilluar një kuptim të përbashkët të të drejtave dhe përgjegjësive të tyre. Me fjalë të tjera, është tejet e domosdoshme një marrëveshje, mbi të cilën ata të pajtohen ata të njëjtën kohë se duan të shkojnë në drejtim të balancimit të borxhit, ashtu edhe përballimit të krizës së refugjatëve.

“German Marshall Fund” – Në shqip nga bota.al

 

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *