Home»Galeri»Video»Tmerr! Rusia po përdor armë kimike mbi civilët në Siri (Video)

Tmerr! Rusia po përdor armë kimike mbi civilët në Siri (Video)

rusRaporte të ndryshme pohojnë se Rusia është duke lëshuar fosfor të bardhë vdekjeprurës mbi civilët në veriperëndim të Sirisë, në vazhdën e fushatës intensive të bombardimeve ndaj ISIS-it.

Armët kimike janë të ndaluara në bazë të Konventës së Gjenevës, për shkak se ato janë shumë toksike dhe mund të djegin mishin dhe kockat. Fosfori i bardhë, një nxitës i njohur si WP, përdoret nga ushtritë për të ndriçuar objektivat e tyre gjatë natës apo gjatë një dite në tym.

Pamje tronditëse, të postuara në Twitter tregojnë qiellin e mbushur me armë potencialisht vdekjeprurëse, duke rënë si shi mbi kryeqytetin de-fakto të ISIS-it, Raqa, transmeton lajmi.net. Përderisa Raqqa mund të jetë një bastion i ISIS-it, aktivistët në terren pretendojnë se civilët u vranë nga këto sulme ajrore, sulme të cilat u përshkruan si “krime lufte”. Organizatat për të drejtat e njeriut pohojnë se sulmet ajrore të Rusisë kanë vrarë më shumë civilë se sa luftëtarë të ISIS-it. Edhe pse pamjet nuk janë vërtetuar ende, gazetarët qytetarë nga Raqqa pretendojnë se “sulmet ajrore sot qëllonin Raqqa-në me fosfor”.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *