Home»Bota»10 thëniet më absurde të Donald Trumpit

10 thëniet më absurde të Donald Trumpit

Screen Shot 2015-12-09 at 21.50.31

Donald Trump është kthyer në njeriun më të urryer të momentit në Amerikë pas frazave kundër myslimanëve.

Por kjo nuk është hera e parë që ai thotë ‘batuta’ që lënë shije të hidhur.

Ja 10 frazat më absurde të tij:

1.Nëse Hillary Clinton nuk kënaq dot të shoqin, si mund të mendojë se do të kënaqë Amerikën?!

2.Në Nju Jork ngrin së ftohti, kemi nevojë për ngrohjen globale.

3.Duhet të gjejmë mënyrën si të mbyllim internetin për të luftuar terrorizmin.

4.Efekti serë është një budallallëk i shpikur nga Kina.

5.A nuk është interesant fakti se sulmet në Paris ndodhin në qytetin ku është kontrolli më i rreptë për armët e zjarrit?!

6.Arianna Huffington nuk është tërheqëse, as brenda, as jashtë. Burri i saj bëri gjënë më të zgjuar kur ia mbathi me një femër tjetër.

7.Ndryshimi i vetëm midis meje dhe kandidatëve të tjerë është se unë jam më i ndershëm dhe kam një grua më të bukur.

8.Të ndalojmë hyrjen e myslimanëve në Amerikë deri sa politikanët tanë të marrin vesh se çpo ndodh.

9.Nuk kam parë asnjë person të dobët fizikisht të pijë një Coca-Cola Light.

10.Bukuria ime qendron në faktin se jam shumë i pasur./ Washington Post/TemA

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *