Home»Sport»Kombëtarja mbërrin në Armeni, De Biazi flet për minutat e fundit

Kombëtarja mbërrin në Armeni, De Biazi flet për minutat e fundit

Screen Shot 2015-10-10 at 21.45.24

Ende pa nisur ndeshja, De Biasi flet për minutat e minutat e fundit me Armeninë. Me të mbërritur ne Jerevan, italiani ka folur për gazetarët, të cilëve i ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm të mos pësojmë gol në minutat e fundit.

Gjithsesi trajneri është optimist dhe ndeshjen e fundit e quan “një shans të artë që duhet shfrytëzuar”.

Si është atmosfera në skuadër pas humbjes me Serbinë?

Atmosfera është e mirë, pavarësisht humbjes në sekondat e fundit të ndeshjes me Serbinë. Ne jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë ndonjë gol minutat e fundit.

A jeni kaq i bindur te fitorja ndaj Armenisë, në një kohë kur kjo e fundit u ka marrë pikë edhe të mëdhave?

Nuk jemi të sigurt për asgjë, por ne besojmë te kapacitetet tona. Ndeshjet e fundit në grupe patën rezultate të paparashikuara. Ne morëm tri pikë në Serbi dhe Portugali dhe humbëm pikët në shtëpi me këto skuadra. Por nga ana tjetër ne kemi një shans të artë që jemi sot këtu dhe duhet ta shfrytëzojmë atë.

Ndeshjet në transferta ju i luani me një sulmues, po kësaj radhe do të ndryshoni skemë?

Numri i sulmuesve nuk është i rëndësishëm, por rezultati po.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *