Home»Speciale»UFO / Dëshmi ekspertësh që nuk hidhen dot poshtë

UFO / Dëshmi ekspertësh që nuk hidhen dot poshtë

Screen Shot 2015-09-24 at 19.28.40

Shumë astronautë të NASA-s kanë dëshmuar tashmë se kanë ndeshur në shfaqje UFO-sh gjatë fluturimeve të tyre. Numri i astronautëve dhe pilotëve që dëshmojnë për një nivel të lartë të aktivitetit të pazakontë në qiejt tanë është në rritje të vazhdueshme. Por ata që fluturojnë dhe vijnë vërdallë qiejve tanë, a janë me të vërtetë objekte jashtëtokësorë? Ja disa prej rasteve, bashkë me dëshmitë origjinale dhe të mirëdokumentuara

Objekte Fluturues të Paidentifikuar. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë rritur në mënyrë të ndjeshme rrëfimet për shfaqje të fenomeneve të tillë, ndoshta një rritje që ka ardhur edhe për shkak të shtimit të telefonave celularë dhe të telekamerave, në gjendje që të filmojnë. Por nga ana tjetër, edhe qeveri të vendeve të ndryshëm kanë vendosur tashmë që të hapin arkivat e tyre sekretë.

Po çfarë mund të thuhet për shfaqjet e ndryshme që janë rregjistruar në kutitë e zeza të avionëve civilë të linjave ajrore, të pjesëtarëve të ekuipazhit që vetëm tani kanë vendosur të rrëfejnë përvojat e tyre?

Që nga fillimet e fluturimeve të njeriut, pilotë dhe astronomë nga të katër anët e botës kanë ndeshur në objekte të paidentifikuar. Këto rregjistrime, sëbashku me shumë filmime mbërrijnë prej kutive të zeza të avionëve të linjës. Raportet e pilotëve të avionëve në lidhje me shfaqjet e UFO-ve konsiderohen si më të mirët dhe nga ana tjetër më të besueshmit, duke patur parasysh njohjen e madhe që ata kanë për qiejt…


 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *