Home»Bota»SKANDALI/ Drogë, alkool dhe orgji. Miliarderi britanik rrëfen anën e errët të David Cameron

SKANDALI/ Drogë, alkool dhe orgji. Miliarderi britanik rrëfen anën e errët të David Cameron

Screen Shot 2015-09-21 at 13.43.27

Një libër që ka tronditur gjithë opinionin publik britanik dhe dhe kryeministrin Cameron.

Kështu mund të cilësohet libri biografik i Lord Ashcroft, politikan britanik dhe financues i Partisë Konservatore.

Ashcroft i cili është personi i 37-të më i pasur në Britaninë e Madhe dhe ish-nënkryetari i Konservatorëve ka zbuluar me anë të librit të tij “Më quaj Dave” anët e errëta të kryeministrit David Cameron.

“Një herë Cameron vendosi një pjesë intime të trupit të tij brenda një derri të ngordhur”, shkruan Michael Aschroft për kryeministrin britanik.

Sipas 69-vjeçarit Ashcroft Cameron ishte shumë i dhënë pas alkoolit, seksit dhe drogërave.

Ashcroft madje rrëfen se Cameron ishte në dijeni në 2009 që ky nuk paguante asnjë lloj takse në Britaninë e Madhe për fitimet që kishte jashtë vendit por nuk bëri asgjë për ta ndaluar apo hetuar.

Por Cameron ka deklaruar në 2010 se nuk kishte asnjë dijeni për evazionin fiskal të bërë nga Ashcroft.

Ashcroft thotë se ftohja mes dy miqve të dikurshëm erdhi pasi Cameron nuk pranoi t’i jepte një punë të rëndësishme pas ardhjes në pushtet megjithëse Ashcroft kishte hedhur 8 milionë paund në fushatën e tij.

“Cameron ishte pjesë e një grupi mallistësh të quajtur Flam Club. Më pas ai nisi të përdorte edhe kokainën në shtëpinë e tij në Londër. Disa vite më parë Cameron ishte pjesë e një klubi të veçantë që kryenin rite të çuditshme seksuale”, rrëfen në librin e tij Ashcroft.

Libri i cili prityet të dalë në tetor do të trondisë fort pozitat e kryeministrit Cameron dhe përshtypjen e njerëzve për të, por gjithashtu do të hapë disa skandale politike që mund të kompromentojnë karrierën e tij./ GazetaTema

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *