Home»Horizonti.al»Përse u marrim erë duarve pasi i shtrëngojmë?

Përse u marrim erë duarve pasi i shtrëngojmë?

Screen Shot 2015-09-11 at 10.29.42 AM

Kur përshendesim një të panjohur me një shtrëngim duarsh, kapim informacione nën formën e substancave kimike

Kur takohen dy qen, i marrin erë njëri-tjetrit në mënyrë reciproke, sepse nga aroma e tjetrit janë në gjëndje të nxjerrin shumë informacione. Po qëniet njerëzore? Kufizohen të shtrëngojnë duart. Por jo për këtë, humbasin informacionet që transmetohen nga mesazherë kimikë, ka zbuluar Idan Frumin del Veizmann nga Instituti i Shkencave në Izrael. Me sa duket, në fakt, tentojmë t’i marrim erë në mënyrë të pandërgjegjshme dorës, menjëherë pasi kemi shtrënguar dorën e një të panjohuri. Gjatë studimit, disa persona, në mënyrë të pavetëdijshme, janë pritur nga njëri prej kërkuesve me një shtrëngim duarsh, ndërkohë që ata që përbënin grupin e kontrollit, përshëndeteshin vetëm me fjalë. Sapo gjendeshin në pritje në një sallë duke menduar se nuk ishin nën vëzhgim, të gjithë tregonin reagonin fluturimthi, dhe filmoheshin: një afrim i shpejtë i dorës drejt hundës. Gjesti ishte vënë re paksa tek të gjithë, por ata që ishin përshëndetur me shtrëngimin e duarve i merrnin në mënyrë të pavetëdijshme erë dorës, edhe më gjatë, por edhe e afronin më shumë me fytyrën. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *