Home»Bota»Një shans për Evropën e mplakur

Një shans për Evropën e mplakur

Screen Shot 2015-09-23 at 08.39.54

Nga Christian Bodewig

Evropa po përballet me fluksin më të madh të emigrantëve ndër dekada. Numri i refugjatëve nga zonat e konfliktit në Siri, Irak, dhe vendet e tjera që mbërrijnë në brigjet jugore të Evropës, është në rritje nga dita në ditë. Shtimi dramatik i kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Evropian, ka nxjerrë në pah ndarjet mes shteteve anëtare të BE, mbi atë se si duhet të reagojnë.

Qeveritë në Evropën Qëndrore dhe vendet Baltike, kanë hedhur poshtë propozimet e bëra nga Komisioni Evropian, për të përdorur kuotat e detyrueshme për të shpërndarë refugjatët nëpër 28 shtetet anëtare ,duke dalë kundër pranimit të një numri të madh refugjatësh.

Por prisni një moment. Kundërshtia ndaj emigracionit duket kundërintuitive, për vendet që përballen me perspektivën e mplakjes dhe zvogëlimit të shpejtë të popullsisë. Për shembull, vendet baltike dhe Bullgaria kanë parë tashmë popullatat e tyre të tkurren me më shumë se 15 përqind që nga viti 1990, Kroacia me 10 për qind, dhe Rumania dhe Hungaria me më shumë se 5 përqind.

Pjesa e popullsisë e moshës 65 e sipër, në vendet e Evropës Qendrore, si dhe në vendet Baltike është rritur me më shumë se një të tretën ndërmjet viteve 1990-2010. Në dallim nga Evropa Perëndimore, ku njerëzit jetojnë më gjatë, mplakja në Evropën Qendrore dhe vendet balltike është nxitur nga emigrimi masiv, veçanërisht i të rinjve që shpesh shkojnë në Evropën Perëndimore, por edhe për shkak të rënies së konsiderueshme të normës së fertilitetit.

Kjo normë në Evropën Qendrore dhe vendet baltike, sot është mesatarisht nën 1.6. Kjo shifër është edhe më e ulët në Poloni, Hungari, Sllovaki me 1.3, pra shumë larg normës 2.1, që garanton rritjen e popullsisë. Studimet sugjerojnë se mplakja dhe rënia demografike, do të vazhdojnë dhe madje edhe përshpejtohen në të ardhmen, duke vënë në rrezik rritjen ekonomike dhe duke shtuar presionet fiskale, përmes mbështetjes më të madhe për pensionet e pleqërisë dhe shërbimet shëndetësore.

Si mund ta përballojë Evropa këtë sfidë? Vendet mund të minimizojnë pasojat ekonomike dhe sociale të ndryshimeve demografike, përmes politikave që i bëjnë krahun e vogël të punës më produktiv, duke përfshirë edhe përmirësimet në aftësitë dhe shëndetin e punonjësve, në mënyrë që ata mund të jenë të punësuar më produktive dhe me jetë më të gjatë.

Duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve nga vendet e Evropës Qendrore dhe ato Balltike gjatë dy dekadave të fundit, emigracioni nuk do të shkaktojë rënien e popullsisë në moshë pune. Përkundrazi, me numrat e refugjatëve në Evropë që po shtohen përditë e më tepër, emigracioni gradualisht do të bëhet një element i përgjigjes së politikës. Çështja reale e politikës për vendet e Evropës Qendrore dhe në vendet Baltike sot, nuk është nëse do të pranojë apo jo emigrantët, por përkundrazi, sesi ta kthejë sfidën e krizës së sotme të refugjatëve në një shans.

Së paku, shembujt e Turqisë dhe Jordanisë, tregojnë se mikëpritja e numri shumë më të madh refugjatësh sesa Evropa, s’duhet të jetë një barrë ekonomike. Duke patur parasysh kushtet e tmerrshme dhe të vështira në vendet e tyre të origjinës, refugjatët nga Siria, Iraku, dhe Eritrea që vijnë sot në Evropë, ka të ngjarë të qëndrojnë për një farë kohe.

Kjo sugjeron se pasi të përmbushen nevojat emergjente humanitare afatshkurtra, ata do të kërkojnë strehim të qëndrueshëm, shkollim, shërbim shëndetësor dhe më pas një punë për një periudhë afatmesme. Për shembull, përderisa një numër i madh refugjatësh po vijnë me fëmijët në moshë shkollore, shkollat kanë nevojë për kapacitete për klasat parapërgatitore për t’i mundësuar fëmijëve të mësojnë gjuhën e vendit pritës, dhe për t’u integruar në klasa të përgjithshme.

Sistemet e arsimit në vendet e Evropës Qëndrore dhe ato Balltike, janë përshtatur me rënien e numrit të studentëve, kështu që duhet të ketë një infrastrukturë dhe kapacitet të mjaftueshëm mësuesish për të akomoduar fëmijët refugjatë dhe të rinjtë. Shumë emigrantë që mbërrijnë aktualisht në Evropë, kanë aftësitë dhe motivimin për të qenë të suksesshëm, dhe për të dhënë kontributin e tyre për ekonomitë e vendeve mikëpritëse.

Shumë prej refugjatëve vijnë së bashku me fëmijët. Ata kanë potencial jo vetëm për të zvogëluar rënien e numrit të punëtorëve, por edhe për të nxitur risi, përmes sjellës së ideve dhe perspektivave të freskëta. Integrimi i emigrantë përbën një sfidë. Unë mund të përmend shumë shembuj në të gjithë Evropën, ku integrimi nuk ka qenë i suksesshëm. Por ka edhe të tjerë.

Merrni shembullin e komunitetit vietnamez, që ka jetuar në Republikën Çeke për dekada të tëra. Sot atje jetojnë më shumë se 60 mijë vietnamezë – 20 herë më shumë sesa kuota e refugjatëve që Komisioni Evropian ka përcaktuar për këtë vend.

Shumë vietnamezë kanë shkëlqyer në arsim dhe janë aktive në komunitetin e biznesit. Shembuj si të dështimit dhe suksesit sa i përket integrimit, janë mësime për të informuar politikën, sesi reagimi i Evropës ndaj krizës së refugjatëve, të jetë jo vetëm një akt thelbësisht humanitar, por edhe një investim i zgjuar për zhvillimin e saj ekonomik.

“Brookings Institute” – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *