Home»Histori»Nga Bohri tek Einsteini, nga Spinoza tek Freudi e Abrahami. Këta janë 10 hebrenjtë më me influencë në Histori

Nga Bohri tek Einsteini, nga Spinoza tek Freudi e Abrahami. Këta janë 10 hebrenjtë më me influencë në Histori

Screen Shot 2015-09-02 at 5.58.51 PM

Populli Hebre ka një histori plot ngjyra dhe të gjatë. Ata janë burimi i disa prej mendimeve më të mëdha në histori – fetare dhe shkencore. Ata kanë vuajtur shumë fatkeqësi dhe kanë qënë shkaku i disave gjithashtu. Ata kanë qenë figura qëndrore në shumë prej trazirave në Lindjen e Mesme, ku kombi i Izraelit u krijua nga Kombet e Bashkuara në shekullin e 20. Kjo është një listë e hHebrenjve më të mëdhenj – ata që kanë influencuar botën (për të mirë ose për keq).

Screen Shot 2015-09-02 at 5.57.20 PM

1. David Ben-Gurion

16 Tetor 1886-1 Dhjetor 1973

David Ben-Gurion ishte Kryeministri i parë i Izraelit. Pasioni i Ben Gurionit për Sionizmin, i cili filloi herët në jetë, e pati kulmin me rolin e tij thelbësor në themelimin e shtetit të Izraelit. Pasi e udhëhoqi Izraelin në fitore në vitin 1948 në luftën Arabo-Izraelite, Ben Gurioni ndihmoi në ndërtimin e institucioneve shtetërore, si dhe mbikëqyri pritjen e numrave të mëdhenj të hebrenjve nga e gjithë bota. Kur doli në pension nga jeta politike në vitin 1970, ai u zhvendos në Sde Boker, ku jetoi deri sa vdiq. Pas vdekjes, Ben Gurioni u emërtua njëri nga 100 njerëzit më të rëndësishëm të shekullit nga Revista “Time”.

Screen Shot 2015-09-02 at 5.58.03 PM

2. Niels Bohri

7 Tetor 1885-18 Nëntor 1962

Niels Henrik David Bohri ishte një fizikant danez, i cili dha kontribute themelore për të kuptuarin e strukturës atomike dhe mekanikës kuantike, për të cilën ai mori çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1922. Bohri mësoi dhe bashkëpunoi me shumë nga fizikantët më të mirë të shekullit në insitutin e tij në Kopenhagen. Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së fizikantëve, që punuan në Projektin e Manhatanit. Bohri u martua me Margarethe Nørlund në vitin 1912 dhe njëri nga djemtë e tyre, Aage Niels Bohri, u rrit dhe u bë një nga fizikantët më të rëndësishëm. Edhe ai, ashtu si i ati, mori çmimin Nobel në vitin 1975. Bohri është përshkruar si një nga fizikantët me më shumë influencë të shekullit të 20-të.

Screen Shot 2015-09-02 at 5.58.31 PM

3. Gustav Mahleri

7 Korrik 1860-18 Maj 1911

Gustav Mahleri ishte një kompozitor dhe dirigjent, i lindur në Bohemi (më parë pjesë e Perandorisë Austriake, aktualisht në Republikën Çeke), dhe i identifikuar gjatë gjithë jetës së tij si një Austriak gjermanisht-folës. Mahleri ishte njohur më shumë gjatë jetës së tij, si një nga dirigjentët drejtues orkestral dhe operistik të kohës. Ai është i njohur gjithashtu, si një nga kompozitorët më të rëndësishëm të romantikëve të vonë, megjithëse muzika e tij nuk u pranua kurrë nga establishmenti muzikor i Vienës, ndërsa ai ishte ende gjallë. Mahleri kompozoi në fillim simfoni dhe këngë; gjithësesi, qasja e tij ndaj zhanrit shpesh i fshiu vijat ndarëse, midis këngëve orkestrale, simfonisë dhe poemës simfonike.

Screen Shot 2015-09-02 at 5.59.37 PM

4. Baruch de Spinoza

24 Nëntor 1632 – 21 Shkurt 1677

Baruch ose Benedikt de Spinoza ishte një filozof danez me origjinë hebreje portugeze. Ndonëse shfaqi aftësi të konsiderueshme shkencore, gjerësia dhe rëndësia e punës së Spinozës nuk u kuptua plotësisht për vite të tërë, pas vdekjes së tij. Sot ai konsiderohet një nga arsyetuesit më të mëdhenj të filozofisë së shekullit të 17, si njeriu që shtroi themelet për Iluminizmin e shekullit të 18 të dhe kritikën biblike moderne. Në sajë të veprës së tij madhështore , “Etika”, në të cilën ai iu kundërvu dualizmit mendje-trup të Descartes-it, Spinoza është konsideruar si njëri nga filozofët më të rëndësishëm të Filozofisë Perëndimore.

Screen Shot 2015-09-02 at 6.00.14 PM

5. Sigmund Freud

6 Maj 1856 – 23 Shtator 1939

Sigmund Freud, i lindur si Sigismund Shlomo Freud, ishte një psikiatër austriak, i cili themeloi shkollën psikoanalitike të psikologjisë. Freud ishte më shumë i njohur për teoritë e tij të mendjes së pandërgjegjshme dhe mekanizmin mbrojtës të ndrydhjes, si dhe për krijimin e praktikës klinike të psikoanalizës, për kurimin e psikopatisë përmes dialogut midis një pacienti dhe një psikoanalisti. Freud është gjithashtu i njohur për ripërcaktimin prej tij të dëshirës seksuale si energjia parësore motivuese e jetës së njeriut, si edhe teknikat e tij terapeutike, duke përfshirë përdorimin e shoqërizimit të lirë, teorinë e transferimit në marrëdhënien terapeutike, si dhe interpretimin e ëndrrave, si burimi i kuptimit drejt dëshirave të pandërgjegjshme.

Screen Shot 2015-09-02 at 6.00.48 PM

6. Maimonides

30 Mars 1135 – 13 Dhjetor 1204

Moses Maimonides, gjithashtu i njohur si Rambam, ishte një rabin, mjek dhe filizof në Spanjë, Marok dhe Egjipt, gjatë Mesjetës. Ai ishte filozofi hebre më i shquar i Mesjetës, idetë e të cilit influencuan gjithashtu botën jo hebraike. Një nga parimet qëndrore të filozofisë së Maimonides-it, është se, është e pamundur për të vërtetat e arritura nga intelekti njerëzor, të bien ndesh me ato të shfaqura nga Zoti. Megjithëse puna e tij e madhe mbi ligjin hebre dhe etikën u përballën fillimisht me kundërshtime gjatë jetës së tij, ai u bë i njohur pas vdekjes, si një nga gjykatësit më të shquar dhe filozofët më të spikatur në historinë e hebrenjve. Sot, punët dhe pikëpamjet e tij konsiderohen si një gur themeli për mendimin dhe studimet hebraike.

Screen Shot 2015-09-02 at 6.01.35 PM

7. Albert Einstein

14 Mars 1879-18 Prill 1955

Einsteini ishte një fizikant teorik i lindur Gjermani. Ai njihet më shumë për teorinë e tij të relativitetit dhe specifikisht barazimin masë-energji, E=mc², ekuacioni më i famshëm i shekullit të njëzetë. Ainshtaini mori çmimin Nobel në fizikë “për shërbimet e tij në Fizikën Teorike, dhe veçanërisht për zbulimin prej tij, të ligjit të efektit fotoelektrik.” Ainshtaini botoi mbi 300 vepra shkencore dhe mbi 150 vepra jo shkencore. Einsteini respektohet nga komuniteti i fizikës, dhe në 1999 revista “Time” e shpalli “Njeriun e Shekullit”. Në kulturën e gjerë, emri “Einstein” është bërë sinonim për gjeniun.

Screen Shot 2015-09-02 at 6.02.39 PM

8. Abrahami

2000 Para Krishtit deri në 1825 para Krishtit

Tradita hebraike, kristiane dhe myslimane e konsiderojnë Abrahamin, si themeluesin e izraelitëve, ismailitëve dhe edomitëve. Ai konsiderohet gjerësisht si themeluesi i judeizmit dhe monoteizmit. Abraham do të thotë “Baba i Lartë”, që vjen nga aramaishtja. Judeizmi, krisitianizmi dhe islami përmenden ndonjëherë si “Besimet Abrahamike”, për arsye të rolit paraardhës që Abrahami luan në librat e tyre të shenjtë. Sipas Gjenezës, Abrahami u soll prej Zotit, nga Mesopotamia për në tokën e Kananit. Atje, Abrahami hyri në një beslidhje: në shkëmbim për njohjen e të vetmit Zot si autoritet e hyjni universale supreme, Abrahami do të bekohej me pasardhës të panumërt.

Screen Shot 2015-09-02 at 6.03.17 PM

9. Moisiu

1393 para Krishtit-1273

Moisiu është një udhëheqës biblik Hebre, ligjdhënës, rekrutues, profet, dhe një udhëheqës ushtarak, i cili shkroi Torah-un ose Tevratin, siç e njohin myslimanët. Ai është profeti më i rëndësishëm në Judeizëm. Sipas librit Eksodi, Moisiu kishte lindur nga një nënë hebreje, Jochebedi, e cila e fshehu kur Faraoni urdhëroi që të gjithë djemtë e sapolindur hebrenj, të vriteshin, dhe ai përfundoi i adoptuar në familjen mbretërore egjiptiane. Pasi vrau një padron skllevërish, Moisiu u arratis dhe u bë bari, si dhe u komandua më vonë nga Zoti për t’i shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria. Pasi dhjetë fatkeqësi u lëshuan mbi Egjiptin, ai i udhëhoqi skllevërit hebrenj jashtë Egjiptit, përmes Detit të Kuq, ku ata u endën në shkretëtirë për 40 vite, kohë gjatë së cilës, sipas Biblës, Moisiut iu dhanë dhjetë urdhëresat.

Screen Shot 2015-09-02 at 6.04.00 PM

10. Jezu Krishti

7-2 para Krishtit-26-36 Era e Re

Jezusi i Nazaretit është figura themeluese e kristianizmit dhe kristianizmi është besimi që formësoi Europën, dhe si pasojë shumicën e botës. Si besimi më i madh në botë, nuk ka dyshim se krisitianizmi është akoma duke dhënë ndikimin e vet, sot e kësaj dite. Burimet kryesore të informacionit për sa i përket jetës së Jezusit dhe mësimeve janë katër ungjijtë e autorizuar. Shumica e kritikëve studiues në fushat e historisë dhe studimeve biblike, besojnë se tekste të lashta të jetës së Jezusit janë të paktën pjesërisht të sakta, që bien dakort se Jezusi ishte hebre nga Galilea, dhe ai konsiderohej mësues dhe shërues. Ata gjithashtu pranojnë se ai ishte pagëzuar nga Gjon Pagëzori, dhe ishte kryqëzuar në Jeruzalem, sipas urdhërave të Prefektit Romak të Judeas, Ponc Pilatit, nën akuzën e rebelimit kundër Perandorisë Romake./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *