Home»Horizonti.al»Francisco Macias Nguema, diktatori që urrente intelektualët

Francisco Macias Nguema, diktatori që urrente intelektualët

Gjërat normale që sundimtarët shtypës i kishin frikë dhe i përçmonin

Screen Shot 2015-09-08 at 12.37.16 PM

Diktatori i ngathët i Guinesë Ekuatoriale, Françisko Macias Nguema dështoi 3 herë për t’u bërë pjesë e shërbimit civil spanjoll, ndërsa do të kishte sukses në përpjekjen e tij të katërt për shkak të favorizimeve nga spanjollët, të cilët mendonin se një njeri i thjeshtë dhe i keqedukuar, do ishte një figurë e lehtë për t’u manipuluar.

Kjo u dëshmua të ishte një gabim, pasi poshtërimet e mëparshme, krijuan tek Nguema një urrejtje të madhe për intelektualët dhe arsimin në përgjithësi. Pasi përdori statusin e tij të ri të nje njeriu të emancipuar për të organizuar milicinë, duke u bazuar tek shumica e fisit të vet Fang, ai u kthye kundër kolonëve të bardhë dhe detyroi largimin e 7.000 nëpunës civilë spanjollë.

Vetëm pas konsolidimit të pushtetit të tij absolut në vitin 1973, ai do të fillojë një fushatë për të zhdukur arsimin nga çdo cep i vendit. Ai shkoi aq larg, sa për të ndaluar fjalën “intelektual”, mbylli të gjithë bibliotekat (ndaloi gazetat dhe shtypshkronjat), dhe e shpalli arsimin privat të paligjshëm, duke shpresuar t’u mësojë mendjeve të të rinjve të ndikueshëm, vetëm slogane politike.

Duke e shpallur veten ”Mjeshtër i Madh i Shkencës, Arsimit dhe Kulturës”- ai spastroi intelektualët, duke vrarë dhe dëbuar cilindo që ishte arsimuar. Thuhet pas Nguemas mbetën në vend, më pak se një duzinë të diplomuarish në shkollat e mesme profesionale.

Pas mbretërimit të terrorit, që pa shtypjen e fesë dhe kolapsiin e ekonomisë, Nguema u bë gjithnjë më i paqëndrueshëm mendërisht teksa tymoste Bhang, një lëndë narkotike si dhe iboganin haluçinogjen, duke u bërë aq iluzional sa do të angazhohej në debate edhe me kundërshtarët e tij të vdekur.

Pasi u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak, u ekzekutua nga trupat mercenare marokene, ndërsa në momentet e fundit i kërcënoi të gjithë, se do të rikthehej nga bota e të vdekurve për t’i përndjekur./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *