Home»Horizonti.al»Shkence»Depresioni i Matilda Shlajerit

Depresioni i Matilda Shlajerit

Rastet studimore më tërheqëse nga karriera e Sigmund Frojdit

Screen Shot 2015-09-01 at 11.16.15 AM

Idetë dhe teoritë e Sigmund Frojdit mund të duken sot të vjetëruara, por nuk ka asnjë diskutim mbi ndikimin që ato kanë patur në zhvillimin e psikologjisë dhe teknikave të psikoanalizës. Ne të gjithë kemi dëgjuar se për Frojdin gjithçka lidhej me seksin, por gjithësesi ia vlen të shihen më nga afër disa nga pacientët e tij më interesantë.

Matilda Shlajer, ishte një nga pacientët e parë të Frojdit, kur ai filloi praktikën e tij si një “doktor i nervave”, në vitin 1886. Historia e saj është tejet prekëse. Shlajer ishte një muzikante, problemet e së cilës u rënduan kur u braktis nga i fejuari i saj. Ajo ishte gjithnjë e prirur për të vuajtur nga migrena. Grasualisht problemet e saj mendore dalën jashtë kontrollit, duke e zhytur atë në një depresion të thellë e të errët.

Shlajer shkoi tek Frojdi për kurim, dhe ai filloi një seri seancash hipnoterapeutike. Kjo ndodhi në prill të vitit 1886. Nga qershori i vitit1889, ajo e kishte marrë veten nga depresioni dhe i ishte shumë mirënjohëse për gjithë ndihmën e tij, duke i dedikuar edhe një libër mësimi dhe e falënderuar për gjithçka kishte bërë për të. Megjithatë, brenda një muaji, depresioni i saj u shndërruar në mani dhe pagjumësi.

Ajo fliste vazhdimisht për famë dhe pasurinë, që do të siguronte përmes karrierës së saj muzikore, ndërsa pati ndërkaq konvulsione të rregullta. Frojdi e rekomandoi tek klinika e doktor Vilhelm Svetlinit, ku ajo u diagnostikua jo vetëm me atë që më vonë do të njihet si depresioni maniakal apo çrregullimi bipolar, por edhe si një nimfomaniake, përderisa thërriste vazhdimisht Frojdin.

Shënimet e tjera, sugjerojnë se problemet e saj ishin edhe më të thella se kaq. Ajo me sa duket besonte se secila nga lëvizjet e zorrëve të saj, ishte një dhimbje lindjeje, ndaj dhe do të përpiqej ta fshihte “fëmijën” e saj nën jastëk. Shlajer i saj kaloi 7 muajt e ardhshëm me një koktej të vazhdueshëm qetësuesish si opiumi, morfina, hidrati kloral, dhe madje edhe kanabisi.

Gradualisht, dhe ndoshta çuditërisht, episodet maniakale u qetësuan, dhe ajo u lejua të dalë nga spitali në maj të vitit 1890. Matilda vdiq në shtator të atij viti, ndërsa Frojdi vazhdonte ende kurimin e depresionit të saj tashmë të rrikthyer, me hidrat kloral dhe një ilaç të ri të quajtur sulfonal. Askush nuk e vuri re, se urina e saj ishte  e shoqëruar me gjakderdhje -një shenjë kjo e dëmtimit të mëlçisë të shkaktuar nga barnat që merrte, derisa ishte tepër vonë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *