Home»Bota»WikiLeaks ofron 100 mijë euro për atë që arrin të filtrojë “sekretin më të madh të Europës”

WikiLeaks ofron 100 mijë euro për atë që arrin të filtrojë “sekretin më të madh të Europës”

Screen Shot 2015-08-12 at 16.19.56

Sot WikiLeaks, platforma ndërkombëtare e filtrimeve, filloi një fushatë financimi masiv (‘crowdfunding’) për të rikompensuar me 100 mijë euro atë që arrin të filtrojë një prej marrëveshjeve, që sipas komunikatës së lëshuar nga organizata, është krijuar për të formuar një “regjim të ri ligjor” në Europë dhe që do t’i lejojë korporatave të mëdha të shmangin rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Komunikata e publikuar në saitin web të WikiLeaks pohon se marrëveshjet, TTP dhe TISA, janë filtruar dhe publikuar nga platforma, por TTIP (Traktati Transatlantik për Tregtinë dhe Investimet) që në komunikatë konsiderohet si “sekreti më i madh i Europës” nuk e ka kapërcyer ende sferën publike.

Grupe të ndryshme politike në Parlamentin Europian kanë kërkuar më parë transparencë për TTIP, megjithatë procesi i negociatave mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen vazhdon të jetë sekret.

Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks, komentoi: “Sekreti i TTIP hedh një hije për të ardhmen e demokracisë evropiane. Pas marrëveshjes fshihen interesa konkrete, ashtu siç është parë me bllokimin ekonomik kundër popullit grek. TTIP ndikon në jetën e qytetarëve europianë dhe e vendos Europën në një konflikt afatgjatë me Azinë. Është koha që t’i jepet fund këtij sekreti”. /DITA

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *