Home»Enciklopedike»Teoritë e komplotit: Kandidati mançurian

Teoritë e komplotit: Kandidati mançurian

Screen Shot 2015-08-06 at 22.44.41

A janë përdorur vrasës në kushtet e hipnozës pë kryerjen e vrasjeve politike? A është provë për këtë Projekti MK-ULTRA i CIA-s? Po “vdekjet” e dyshimta që e pasuan atë? Dhe mbi të gjitha, a veproi nën kontrollin hipnotizues Sirhan Sirhani, kur vrau Robert F. Kennedyn në Hotel Ambasador?

Cfarë kanë të përbashkët John F. Kennedy, John Lennon, Martin Luther Kingu dhe Kryeministri izraelit, Yitschak Rabin? Që të katër supozohet se janë vrarë prej vrasësve të hipnotizuar e të kontrolluar për së largu, ose “kandidatë mançurianë”.

Shprehja “Kandidati mançurian” ka ardhur prej romanit shumë të shitur të vitit 1959 me autor Richard Condonin, në të cilin personazh kryesor është një vrasës trushpëlarë nën kontrollin e shërbimeve të fshehtë kinezë dhe sovjetikë, me vendndodhje në Mançuri, gjatë luftës së Koresë. Vrasësi është një i burgosur lufte amerikan, i cili riatdhesohet në SHBA, ku është programuar që të vrasë Presidentin.

Condoni nuk e nxorri nga hiçi skenarin e tij. Gjatë Luftës së Koresë, komunistët besohej se kishin arritur një sukses të konsiderueshëm në shpëlarjen e trurit të të burgosurve amerikanë të luftës, të cilët i detyronin që të pranonin krime të cilët nuk mundet t’i kishin kryer. Ndonëse jë investigim i vitit 1953 nga mjekë të Kolegjit Mjekësor të Cornellit arriti në përfundimin se kinezët nuk kishin përdorur hipnozën apo drogëra për të “riedukuar” të burgosurit e luftës (duke përdorur në vend të tyre dhunën për të prodhuar “rrëfimet”), kjo gjë nuk e pengoi agjencninë për një projekt të fshehtë për krijimin e një vrasësi të programuar, duke përdorur hipnozën dhe drogërat. I krijuar prej kreut të CIA-s Allen DUlles në vitin 1953, Projekti MK-ULTRA eksperimentoi me LSD, implante elektronikë në tru, meskalinë, psilocibinë, rrezatim, amfetaminë dhe privim të shqisave, teksa kërkonte Gralin e Shenjtë të kontrollit të mendjes. Ndoshta më grotesku i eksperimenteve të MK-ULTRA iu nënkontraktua psikiatrit kanadez, D. Even Cameron, dhe ai përfshinte zbërthimin dhe studimin e sjelljes së pacientëve, përmes përdorimit intensiv të elektroshokut, ndërkohë që njëkohësisht përdorej edhe LSD. Disa prej pacientëve të Cameron iu nënshtruan terapisë elektro-konvulsive me 30 dhe 40 herë më shumë se ritmi normal, dhe kjo gjë u shoqërua me gjendje kome disa javore të shkaktuar prej LSD-së, kohë gjatë të cilës atyre u luheshin zhurma dhe fjalë nga më të ndryshmet.

Në një fazë, MK-ULTRA konsumoi 6% të të gjithë buxhetit të CIA-s. Nuk dihet nëse CIA ia doli që të prodhojë një kandidat mançurian. Agjencia ka pretenduar gjithmonë se përpjekja e saj për të prodhuar një vrasës të tillë ishte e pafrytshme, dhe ky qe gjithashtu konkluzioni i një Komisioni të Senatit, të kryesuar nga Ted Kennedy, në kohën kur programi MK-ULTRA doli më në fund në dritë, pas një artikulli të New York Timesit në vitin 1974.

Megjithatë, cinikët janë të shumtë. Deri në vitin 1974, drejtori i CIA-s, Richard Helms, kishte shkatërruar pjesën më të madhe të dosjeve të MK-ULTRA për shkak të një “problemi në dokumenta”. E dyshimtë? Pothuajse po aq e dyshimtë sa edhe vetëvrasja në vitin 1953 e Dr. Frank Olsen, një studiues i CIA-s, i cili kishte shprehur kundërshtimin ndaj projektit MK-ULTRA. Kur u zhvarros pak kohë më vonë, trupi i Olsenit u gjet se kishte shenja në kafkë, që tregonin për një sulm të përsëritur. E dyshimtë? Pothuajse po aq e dyshimtë sa vdekja aksidentale pas mbytjes e ish drejtorit të CIA-s, Uilliam Colby në vitin 1993, disa ditë pasi ishte thirrur që të dëshmonte në lidhje me Olsenin.

Kulte të tillë si Scientologët mendohet gjerësisht se përdorin trushpëlarjen. A është vërtetë e mundshme që CIA, me miliona dollarë të ketë dështuar, atje ku L. Ron Hubbard ia ka dalë mbanë?

Pastaj është vrasja e Robert Kennedyt në Hotel Ambassador të Los Angelesit, në 4 qershor 1968. Dhjetëra dëshmitarë panë “të çmendurin e vetmuar”, Sirhan Sirhan që të tërhiqte këmbëzën dhe të qëllonte mbi Kennedyn. Por vetë Sirhani nuk kujtonte asnjëherë që të kishte qëlluar, dhe sot e kësaj dite proteston për pavarësinë e tij. Uilliam Turner dhe John Christian, tek “Vrasja e Robert Kennedyt” dhe Philip Melanson tek “Vrasja e Kennedyt” sugjerojnë që Sirhani ishte programuar përmes hipnozës që të vriste Kennedyn. Një prej ekspertëve kryesorë, doktor Herbert Spiegal, vlerëson se Sirhani është mes 10 % të popullsisë që i nënshtrohet hipnozës. Nën hipnozë nga psikiatri i akuzës, Dr. Seymour Pollack, Sirhani iu përgjigj pyetjes “Kush ishte me ju kur qëlluat Kennedyn?”, në këtë mënyrë: “Vajza, vajza, vajza…”

Një vajzë me fustan me pika ishte parë të vraponte nga hoteli Ambassador duke thirrur: “E qëlluam!” Nëse Sirhani ishte kandidati mançurian, atëherë vajza ka qenë kontrollorja e tij. Sipas një investigimi të BBC në vitin 2006, disa operativë të CIA-s kanë qenë në Hotel Ambassador atë natë, ndonëse nuk kishin arsye të ishin aty, përderisa CIA nuk kishte juridiksion të brendshëm.

Teoritë e komplotit thonë se CIA kishte arsye të vriste RFK: nëse ai do ia kishte dalë të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, me siguri do të kishte zbuluar provat e përfshirjes së CIA-s në vrasjen e vëllait të tij, John F. Kennedy.

Versioni zyrtar mbetet që Sirhani i vetëm e vrau Robert F. Kennedyn. Pak vetë e besojnë.

Nga Libri i Madh i Teorive të Komplotit

Përkthimi: Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *