Home»Lifestyle»Shendeti»Rrahje zemre nuk ka. Truri nuk funksionon më. Po kur je vërtetë i vdekur?

Rrahje zemre nuk ka. Truri nuk funksionon më. Po kur je vërtetë i vdekur?

brain

Ishte e thjeshtë në kohët e dikurshme. Supozohej që kishe vdekur, sapo zemra pushonte së rrahuri. Sot, është shumë më e vështirë të përcaktosh nëse dikush ka vdekur vërtetë

Përfytyroni pak këtë skenë: një burrë lakuriq qëndron shtrirë në shtrat. Sytë i ka mbyllur, kraharori i lëviz lartë e poshtë. Duket sikur po fle. Një doktor qëndron pranë shtratit. Ai merr kokën e burrit të shtrirë dhe e shtyn lehtë drejt mjekrrës. Burri lëviz krahun. A dëshiron ta lënë të qetë? Jo. Eshtë i vdekur.

Nuk është një skenë nga “Të vdekurit e gjallë”. Eshtë një skenë nga një film efukues për mjekë. Amerikani 43-vjecar, truri i të cilit kishte vdekur, u filmua nga doktorët në vitin 2000. Po ta vështrosh më nga afër, mund të dallosh një tub frymëmarrje që i del nga goja. Pas goditjes që kish pësuar, truri i tij ishte fryrë aq shumë, saqë kish pushuar së funksionuari. Por trupi i tij funksiononte ende. Shtylla kurrizore mund të stimulohej. Prandaj krahu i lëvizi kur doktori i ngriti kokën. Një person me tru të vdekur mund të duket i gjallë, kur në fakt ka vdekur. Mund të jetë dhe e anasjellta: ti ke vdekur, por mund të rikthehesh në jetë. Për shembull, në rastin e pushimit të zemrës. Psh, në Afrikën e Jugut ndodhin afro 300 raste të pushimit të zemrës, në vit. Mes 5 dhe 10% të rasteve, personi rikthehet në jetë. Por nuk është e lehtë të përcaktosh nëse dikush ka vdekur vërtetë. Si mund ta dijë një doktor, nëse një person i vdekur mund të ringjallet, apo nëse një pacienti i ka vdekur truri, dhe nuk është thjeshtë në gjendje të fikëti?

“Kur një trup është djegur, apo i është prerë koka, atëherë është e qartë se nuk mund të ringjallet më”, thotë Michael Kuiper. Ai është doktor i terapisë intensive dhe neurolog, si dhe kryetar i Bordit të Ringjalljes në Holandë. “Po kështu, këto ditë është pothuajse gjithmonë e mundur që ta rivësh në punë zemrën me një defibrilator”. Këto pajisje japin një shok elektrik që e rivë zemrën në punë. Megjithatë, Kuiper thotë se kjo gjë nuk ka kuptim gjithmonë. “Teknikisht, është e mundur të ringjallësh dikë kur vdes, pas një lufte të gjatë prej kancerit në mushkëri, por më pas vuajtja rifillon”.

Përtej kësaj, edhe nëse një pacient kërkon me letër që dëshiron të ringjallet, kjo nuk është e lejuar në Holandë. Një doktori nuk i lejohet të bëjë trajtime të pakuptimtë sipas Nenit 453, të Ligjit për Trajtimet Mjekësorë. Kushdo që vdes nga një sëmundje fatale, nuk mund të risillet në jetë.

PARASHIKIMI NUK ESHTE I MUNDUR

Një doktor do të përpiqet që të risjellë në jetë pacientët në shumicën e rasteve të aksidenteve. Sa kohë vazhdon? Kjo varet se sa mund të përballojë truri, shpjegon Kuiper. “Kur dikush ka hipotermi, për shkak se ka rënë në ujë, mund të vazhdosh për një orë. Kur zemra rifillon të rrahë, truri nuk është dëmtuar në mënyrë të pandreqshme. I ftohti ngadalëson procesin e kalbjes së qelizave në trurin e njeriut”. Nuk ndodh kështu me pacientët që kanë një temperaturë trupi normale. Doktori do të ndalë frymëmarrjen artificiale pas 20 minutash. Më tej, Kuiperi shton: “Dikur kam patur një pacient që u risoll në jetë 17 minuta pas pushimit të zemrës. Ishte i pavetëdijshëm gjatë kohës pa frymëmarrje. Por ia doli. Ishte i ri, 44 vjec, dhe kjo është një gjë që bën dallimin”.

Një doktor vendos, në bazë të informacionit shkencor, nëse duhet të ndalë risjelljen në jetë, thotë Kuiper. Nga studimet dihet se, për shembull, njerëzit që kanë patur tashmë dëmtim në tru, si të moshuarit me dementia, përfitojnë më pak nga riardhja në jetë. Truri humbet më shpejtë nëse zemra nuk rreh. Gjithësesi, mbetet e paparashikueshme nëse ringjallja do të jetë e suksesshme. të qënurit i ri dhe në formë nuk është garanci. “Dikur kemi patur një rast të një gruaje të re, të cilës i pushoi zemra gjatë stërvitjes në palestër”, shton Kuiper. “Ajo u risoll në jetë në vend nga mjekë profesionistë. Por nuk ia doli. Edhe emocionet luajnë një rol. Mund të vazhdosh më gjatë me një fëmijë, se sa me një 70-vjecar”.

Doktori do të ndalet sapo risjellja në jetë do të bëhet e kotë. Vetëm atëherë pacienti shpallet zyrtarisht i vdekur. Doktori firmos një certifikatë vdekjeje. Truri vdes shpejt. Fenomenet e vdekjes shfaqen 15 deri 30 minuta më vonë. Edhe trupi nis të ftohet. /Braintainment – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *