Home»Histori»Operacionet e fshehtë të KGB-së: Shantazhe me kaseta seksi

Operacionet e fshehtë të KGB-së: Shantazhe me kaseta seksi

Si e “futi në thes” shërbimi i fshehtë sovjetik, ambasadorin e Francës në Moskë

Screen Shot 2015-08-31 at 13.07.26

BRSS kishte një plan për të dominuar botën. Një vend, që BRSS kërkonte ta fuste në grupin e shteteve që kishte nën kontroll ishte Indonezia. Pasi Partia Komuniste Indoneziane mori pushtetin me ndihmën e presidentit Sukarno, BRSS mendoi se mund të kishin një aleat në rajon. Për të siguruar që Sukarno dhe Indonezia do të mbeteshin aleatë të Bashkimit Sovjetik, KGB hartoi një plan për të ndotur disi figurën e Sukarnos, në rast se do u duhej ndonjëherë që ta shantazhonin. Sukarno kishte një dobësi, që KGB mendoi se mund ta përdorte në avantazhi e vet – një oreks legjendar për seks.

Ata hartuan një plan për të shantazhuar Presidentin Sukarno. Gjetën një grup grash të reja tërheqëse, që sipas KGB do të shfrytëzonin oreksin seksual të Sukarnos. Më pas, KGB-ja i veshi si stujardesa avioni, dhe i dërgoi në hotelin e Sukarnos, kur ky ndodhej për vizitë në Moskë. Si mund ta imagjinoni, Sukarno bëri seks me disa stujardesa njëkohësisht, ndërkohë që KGB e regjistroi të gjithë natën e egër. Megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas planit, kur KGB ia dërgoi kasetat Sukarnos, në një përpjekje për ta shantazhuar. Presidenti tha se jo vetëm që nuk i bëhej vonë që KGB kishte ato kaseta, apo që kërcënonte t’i shfaqte publikisht, por ai madje kërkoi edhe disa kopje të tjera për veten e tij.

Megjithatë, shantazhet seksualë të KGB-së kanë funksionuar me të tjerë personalitete. Në vitin 1956, ata krijuan me sukses një “qyp mjalti” për ambasadorin francez, Maurice Dejean, me gra tërheqëse që ata i quanin “dallëndyshe”. Thuhej se një prej këtyre dallëndysheve kish qenë aktore ruse. Ndërkohë që Dejeani po bënte seks me të, gjoja bashkëshorti i saj hyri me forcë në dhomë për t’u bërë dëshmitar i aktit. Ky bashkëshort i sajuar më pas kërcënoi se do e bënte publike këtë marrëdhënie dhe do të ndërmerrte veprime ligjore. Plani funksionoi dhe Dejeani u detyrua të bëhej aset i KGB-së. Ai nisi të ofrojë sekrete të Francës për KGB-në, me kushin që këta të mos e bënin publike marrëdhënien e tij./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *