Home»Horizonti.al»Një çift kanadez jeton në një kompleks shtëpish pluskuese të cilin e kanë ndërtuar vetë

Një çift kanadez jeton në një kompleks shtëpish pluskuese të cilin e kanë ndërtuar vetë

self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_004

Wayne Adams dhe Catherine King janë një çift nga Kanadaja, të cilët jetojnë apo duhet të themi pluskojnë, në Kolumbinë Britanike. Dhe ne duhet të themi ndoshta pluskojnë, pasi çifti është duke jetuar në Freedom Cove/Limanin e Lirisë, në kompleksin pluskues që mbahet vetë, në verilindje të Tofino-s, Kolumbia Britanike.

Shtëpia e tyre është funksionale qysh nga 1992-shi dhe 12 platformat e saj pluskuese përfshijnë, midis të tjerash, pesë sera, një galeri arti dhe një shtëpi për miq. Adams dhe King nuk janë thjesht duke jetuar në një ëndërr, ata janë fjalë për fjalë duke jetuar ëndrrën!

Nuk mbajnë konteinerë ushqëimi ose nuk i njohin vajtjet me makinë për në supermarket, pasi çifti siguron jetesën nga natyra. Peshkimi i Adamit dhe kopshtet e King ofrojnë ushqimin për çiftin me ushqim, ndërsa ujin në ver ata e marrin nga një ujëvarë aty pranë ndërsa në dimër e mbledhin nga shiu.

Ndërtimi i kompleksit filloi rastësisht, ndërsa u erdhi frymëzimi një dimër, kur stuhia hodhi përtokë shumë pemë. Adami e tregon kështu këtë ngjarje te Huffington Post: “Ne mblodhëm të gjithë drutë, i çuam tek personi që ishte pronari i tyre, por ai na tha që mund ti mbanim. Kështu që menduam se kishte erdhur koha për të filluar shtëpinë.”

King dhe Adams i kalojnë ditët e tyre në paqe dhe artistikisht, ndërsa ata të dy ndjekin praktika të ndryshme arti, duke qënë se Adami është vetë gdhendës dhe King muzikante, valltare, shkrimtare dhe piktore.

self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_002 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_008 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_005 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_003 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_007 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_014 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_010 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_011 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_012 self-sustaining-off-grid-house-freedom-cove-wayne-adams-_013

PERKTHEU:Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *