Home»Horizonti.al»Shkence»MISTERET E UNIVERSIT: Si do të përfundojë?

MISTERET E UNIVERSIT: Si do të përfundojë?

Zgjerimi aktual do të vazhdojë (mendohet) në të ardhmen. Por mundet të përshpejtohet në mënyrë “eksplozive”

Screen Shot 2015-08-16 at 22.16.12

Aktualisht, nuk ka dyshime, universi është duke u zgjeruar. Deri njëzet vite të shkuara mendohej se do të ishin dy alternativa të mundshme. Nëse dendësia mesatare kishte qënë më e madhe sesa një vlerë e caktuar kritike, atëherë tërheqja gravitacionale midis yjeve do të kishte qënë e mjaftueshme për të kundërshtuar zgjerimin: në afat të gjatë, universi do të ishte shkatërruar në vetvete, duke gjeneruar një Big Crunch (“Shkatërrim të Madh”). Nëse përkundrazi dendësia ishte më e vogël ose e barabartë me atë kritike, do të kishte vazhduar të zgjerohej gjithmonë e më shumë, derisa të gjitha yjet të ishin të vdekura dhe galaksitë e shpërbëra. Një skenar i ngjashëm është quajtuar Big Freeze “Ngrirja e madhe”.

SHTYTJE MISTERIOZE. Në të dyja rastet rastet pritej që rëndesa, duke qënë një forcë tërheqëse, do të kishte ngadalësuar zgjerimin në vazhdim. Dhe në vend të kësaj, në 1998-ën, duke vëzhguar shpërthimin e disa yjeve (supernovave) të largëta, u zbulua se është duke ndodhur e kundërta: zgjerimi është duke u përshpejtuar. Faji i ishte veshur një njësie misterioze, e quajtur “energji e errët”, duke marrë si të dhënë që nuk është ideja se për çfarë bëhet fjalë. Dihet megjithatë, që është përbërësi themelor i universit, e gjitha përbën 68,3%, kundër 4,9 % të materies së zakonshme (e përbërë nga atome dhe thërrmija), ndërkohë që pjesa tjetër është e përbërë nga misteriozja “materie e errët”.

Rezultati i kësaj shtytje zgjeruese është, megjithatë i qartë: Universi do të fillojë drejt një Ngrirjeje të Madhe. Nëse shtytja kundërshtuese do të duhej të shtohej më tej, siç e parashikojnë disa, pasojat do të ishin akoma më të forta: do të shpërbëheshin më parë galaksitë, pastaj yjet, planetët dhe në fund, atomet. Materia do të copëtohej në komponentet e saj më themelore, çdonjëra nga të cilat do të mbetej e izoluar nga të tjerat. Kjo hipotezë është quajtur si Big Rip, “Çarja e Madhe”. I vetmi ngushëllim: e gjitha kjo do të ndodhte pas shumë miliarda vitesh./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *