Home»Enciklopedike»Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: Operacioni “Hakmarrje për Pearl Harbourin”

Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: Operacioni “Hakmarrje për Pearl Harbourin”

1429969583396.cached
Data: 18 prill 1943
Objektivi: Vrasja e Admiralit Yamamoto, komandant i Marinës Perandorake Japoneze
Palët Ndërluftuese: Marina e SHBA. Marina Perandorake Japoneze
Skena: Paqësori

7 dhjetor 1941. Dita kur Japonia sulmoi marinën e SHBA në Pearl Harbour dhe kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore. Njeriu që planifikoi sulmin? Admirali Isoroku Yamamoto, komandant i Marinës Perandorake Japoneze.

Marina e SHBA pati një arritje të jashtëzakonshme në fillim të vitit 1943 kur theu kodet detarë të japonezëve. Kështu që, kur u kap një mesazh në prill që përshkruante me detaje udhëtimin inspektues të Yamamotos në Ishujt Solomon, marina hartoi një plan për ta qëlluar dhe vrarë. Avionët amerikanë duhej të bënin një udhëtim prej 1000 miljesh për të mos u pikasur, që do të

thoshte se ekzistonte vetëm një plan që mund ta kryente: P38G Lightning. Për të mos u pikasur, avionët duhej të fluturonin jo më lart se 15 metra dhe të mbanin të fikura radiot. Ata mbërritën në pikën ku do e ndeshnin një minutë më herët. Ndërkohë që avionët gjuajtës shoqërues u sulmuan nga avionët amerikanë, një prej avionëve Lightning sulmoi mjetin e transportit të Yamamotos dhe e goditi, duke e detyruar të bjerë në xhunglën poshtë. Pas kësaj, avionët Lightning u kthyen në bazë.

Rezultati: Sukses. Marina e SHBA qëlloi njeriun që donte, morali i japonezëve u dëmtua rëndë dhe u mor hak për sulmin në Pearl harbour.

Profili i shënjestrës: Isoroku Yamamoto. Lindur në 1884 në Nagaoka, Japoni. Vdiq në prill 1943, në Papua, Guinea e Re. Grada: Marshall Admiral. I lindur me emrin Isoroku Takano, Yamamoto ishte djali i Takano Sadayoshi, një samuraj në rajonin e Nagaokas. Ai u adoptua në 1916 nga familja Yamamoto dhe mori emrin e tyre. Tashmë kishte shërbyer prej 12 vitesh në marinën japoneze dhe kish arritur gradën e Komandant Lejtnantit. Në vitin 1923 u bë kapiten dhe në 1940 u bë admiral. Mes viteve 1919-21 Yamamoto studioi në Harvard, dicka që mund të ketë pasur peshë në kundërshtimin e tij për luftën me SHBA. Pavarësisht kësaj, ishte i tij plani që zbatoi marina japoneze kur sulmoi Pearl Harbourin në vitin 1941. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *