Home»Histori»Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: Operacioni Gunnerside

Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: Operacioni Gunnerside

Screen Shot 2015-08-13 at 23.00.58

Heronjtë e vërtetë të Telemark
Data: 16-28 shkurt 1943
Objektivi: Shkatërrimi i impiantit hidro-kimik i Vemork Norsk në Telemark
Protagonistët: SOE, Komando britanikë, rezistenca norvegjeze, Gjermania naziste
Skena: Europë
Në vitin 1942, gara për të ndërtuar bombën e parë atomike ishte ndezur. Ndërkohë që amerikanët dhe britanikët punonin me projektin Manhattan në Nju Meksiko, nazistët po bënin përpjekje për të njëjtin qëllim në Norvegji.
Impianti hidrokimik në Vemork ishte i vetmi vend në botë që po prodhonte ujë të rëndë – një komponent i rëndësishëm për ndërtimin e një reaktori bërthamor – dhe nazistët e kishin. Aleatët e dinin që duhej të ndalnin prodhimin në impiant, por fabrika ishte thellë në male, gjë që e bënte të pamundur një sulm nga ajri. Skuadra e Operacioneve Specialë britanike, SOE, kishte dërguar agjentë në rajonnjë vit më herët dhe kish kryer një operacion katastrofë në nëntor 1942, ku të gjithë komandot britanikë ishin vrarë. Tani ishte radha e norvegjezëve. Gjashtë komando norvegjezë u hodhën me parashutë në Telemark në 16 shkurt. Ata u takuan me agjentët që ishin dërguar një vit më herët dhe bënë plane për një sulm final. I vetmi opsion ishte një

sulm nga toka në të vetmen hyrje të fabrikës: përgjatë një ure të ngushtë 300 metra mbi një luginë. Zona ishte e minuar dhe vëzhgohej me projektorë. Por në vend që të sulmonin përmes urës, komandot vendosën të ngjitën nga poshtë, të kalonin lumin e ngrirë dhe të ringjiteshin prapë në anën tjetër. Në mënyrë të pabesueshme, arritën pa u pikasur. Një agjent nga brenda fabrikës u kish dhënë plane të detajuar kështu që e dinin me saktësi ku të shkonin dhe ku të vendosnin eksplozivët. Ngarkesat me eksplozivë u vendosën dhe në vendngjarje u lanë automatikë britanikë me qëllim që nazistët të mendonin që kish qenë një sulm i gjithi britanik – me qëllim që të mos kish raprezalje kundër popullsisë lokale. Eksplozivët u ndezën dhe sallat e ujit të rëndë u shkatërruan totalisht.

Rezultati: Sukses. Furnizimi i nazistëve me ujin e rëndë u shkatërrua tërësisht dhe u dëmtuan edhe pajisje jetësore për prodhimin e bombës. Më tej vijoi një operacion masiv, por më kot: komandot arritën që të arratiseshin përmes Norvegjisë dhe Suedisë. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *