Home»Horizonti.al»Kuriozitete: Sjellja e ulët e ushtrive aleate, zvogëlimi i Diellit, rekordi i Bill Gates…

Kuriozitete: Sjellja e ulët e ushtrive aleate, zvogëlimi i Diellit, rekordi i Bill Gates…

Screen Shot 2015-08-23 at 3.33.28 PM

1. Perandori romak Komodo, ndryshoi për njëfarë periudhe emrin e Romës në Colonia Commodiana

2. Në Luftën e Dytë Botërore, kur ushtritë aleate arritën buzë lumin Rin në Gjermani, gjëja e parë që bënë ushtarët ishte urinimi në të. Ky gjest ishte një nga sjelljet  më të ulëta në karrierën e Uinston Çërçillit (dhe që bëri goxha bujë). Vetë gjenerali i  shquar amerikan Paton u fotografua gjatë këtij akti.

3. Pjeshkët dikur njiheshin si mollët persiane.

4. Dielli zvogëlohet 1.6 metra çdo një orë

5. Bill Gates e filloi programimin e kompjuterëve në moshën 13-vjeçare.

6. Dikur detarët mendonin mbajtja e një unazë të artë, do të përmirësonte shikimin e tyre.

7. Një lloj krimbi toke i quajtur “Megascolides australis” në Australi, mund të rritet deri në afërsisht 5 metra.

8. Ka rreth 1300 lloje akrepash, por vetëm 25 prej tyre janë vdekjeprurës.

9. Jetëgjatësia e një qerpiku është përafërsisht 150 ditë.

10. Një gruaje nga Berlini në Gjermani, iu zbuluan plot 3110 gurë në tëmth gjatë një operacioni.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *