Home»Bota»Egjipt : kokteji  eksploziv i shtypjes politike  dhe terrorizmit

Egjipt : kokteji  eksploziv i shtypjes politike  dhe terrorizmit

epa04508811 Egyptian anti-Mubarak protesters shout slogans near Tahrir Square after hearing the verdict of  former Egyptian president Hosni Mubarak, in Cairo, Egypt, 29 November 2014. An Egyptian court on 29 November dismissed murder charges against former president Mubarak, a verdict that angered activists who had mobilized the uprising that ended his rule in 2011. The charges were related to the killing of hundreds of protesters during the uprising, part of the so-called Arab Spring revolts. The Cairo Criminal Court also acquitted Mubarak's interior minister, Habib al-Adly, as well as several former security chiefs of the same charges.  EPA/ISLAM FAROUK  EGYPT OUT

Didier Billion, Studiues, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike Francë

Dy vite pas  largimit  të ish presidentit  Mohamed Morsi, si e cilësoni ju atmosferën politike egjiptiane ? Çfarë ka mbetur nga manifestimet dhe kryengritjet e vitit  2011 ?
Fatkeqësisht nuk ka mbetur ndonjë gjë e madhe nga këto lëvizje kundërshtuese . Shtypja është ajo që mbizotëron  qysh prej grushtit të shtetit të organizuar nga ushtria në korrik të vitit 2013 kundër  Mohamed Morsi, i vetmi president egjiptian i zgjedhur me zgjedhje të përgjithshme . Kryesisht ajo ka synuar  vëllezërit mysliman , por edhe  të gjitha forcat demokratike, të gjitha partitë si dhe të gjitha organizatat që u përfshinë në  kryengritjen e janarit të vitit  2011.

Megjithatë janë vëllezërit myslimanë që paguajnë çmimin e lartë  të kësaj situate që vlerësohet sot në rreth  1400 numri i të vdekurve në manifestimet e organizuara qysh prej grushtit të shtetit  – shifra që padyshim janë të  diskutueshme  – nga  20 000 deri  40 000 të burgosur politik të dalur kryesisht nga lëvizja e Vëllezërve myslimanë .

Ish presidenti Mohamed Morsi u dënua me vdekje nga regjimi i ri, shtypi i lirë  ndalohet  dhe nuk ka asnjë liri themelore të siguruar. Konstatohet gjithashtu kthimi në korridoret e pushtetit e disa  njerëzve të regjimit të vjetër  të  periudhës së Mubarakut . Në vend ka një histeri islamiste dhe kundër  Vëllazërisë myslimane , të dubluar me një nacionalizëm egjiptian i përkeqësuar nga pushteti. Situata është pra pambarimisht  e vështirë dhe bilanci është shumë  shqetësues .

I vetmi element që mund t’i japë një nuancë kësaj tabloje shumë  të zezë  , është  fakti se megjithë shtypjen , asnjë nga problemet thelbësore të Egjiptit nuk është rregulluar , sidomos problemet sociale . Pa harruar që ekonomia egjiptiane  po shkon më keq megjithë ndihmat ndërkombëtare , të Shteteve të Bashkuara dhe të disa shteteve arabe të Gjirit me Arabinë saudite në krye .

Në mënyrë të pashmangshme, në javët, muaj apo vite që do të vijnë, protestat e reja do të lindin sepse jeta e përditshme  e shumicës së madhe të egjiptianëve nuk është e durueshme .Revoltat e vitit 2011 kanë lënë gjurmë dhe janë të pranishme në kujtesën e shumë egjiptianëve dhe se  herët apo vonë ato do të mobilizohen përsëri . Si konkluzion mund të them se  situata e tanishme është katastrofike , si nga pikpamja politike dhe lirive ashtu dhe nga pikpamja ekonomike .

Gadishulli i Sinajit përjeton  një paqëndrueshmëri të madhe për arsye të grupit  « Provinca e Sinait  » (më parë Ansar Bait al-Maqdis), i shfaqur në vitin  2011 në vijim të trazirave pas revolucionare  në Egjipt . Përse Egjipti në një farë mënyrë e ka lënë qysh prej shumë vitesh gadishullin e Sinait  ? Sipas jush, menaxhimi thjesht shtypës me kamxhik nga autoritetet a nuk kontribuon  në përkeqësimin e situatës  ?

Së pari duhet të dimë se  Sinai është një zonë pa ligjshmërie . Ai është një territor  që u pushtua nga  izraelitët pas vitit 1967, më pas ju kthye Egjipti  në vijim të marrëveshjeve të paqes të nënshkruara midis këtyre dy shteteve në vitin  1979. Sipas këtyre marrëveshjeve  izraelite-egjiptiane Sinai u bë ahere  një zonë e çmilitarizuar . Për rrjedhojë kjo është një zonë , në të cilën qysh prej shumë dekadash , forcat e armatosura egjiptiane kishin  pak kontroll.
Ainsi, le Sinaï, ashtu si çdo zonë pa ligjshmërie , është bërë në mënyrë progresive zona e të gjitha trafiqeve , qoftë njerzore ,për mallra etj. Por situata është përkeqsuar në mënyrë të konsiderueshme qysh prej dhjetë vitesh dhe sidomos  qysh trazirat revolucionare të  fillimit të vitit  2011.

Një numër grupesh xhihadiste janë kristalizuar  në këtë zonë , të ushqyer nga egjiptianët të cilët kanë bërë xhihadin në Afganistan , më pas në Siri , dhe të cilët tashmë janë kthyer në Egjipt . Këta faktorë rezultuan në krijimin  e grupit  « Provinca e  Sinait », cili u zotua për besnikëri ndaj shtetit islamik në nëntor të vitit 2014.

Për arsye të metodave të përdorura nga Shteti islamik  si ekzekutimet mizore , të filmuara  dhe të përhapura , kështu që sfida shumë e  koklavitur dhe shqetësuese që grupi  përfaqëson  për stabilitetin e përgjithshëm në Egjipt , pushteti ka zgjedhur të bëjë një drejtim të mirëfilltë  shtypës të situatës .

Është shumë e kuptueshme që shtypja të jetë e nevojshme  për të luftuar një  grup lidhur me Shtetin islamik. Por pushteti egjiptian  nuk mund të shkatërrojë shtëpitë e atyre që ai dyshon se janë bashkëpunëtorë  të Shtetit islamik apo të bombardojnë  në rrugë ajrore fshatra  apo lagje të tëra në Sinai. Ky drejtim i mirëfilltë shtypës nuk do të japë rezultate në të ardhmen por , përkundrazi , kontribuon tashmë në radikalizimin e atyre që janë tashmë shumë të mobilizuar  kundër pushtetit egjiptian .

Për rrjedhojë është e nevojshme që opsione të tjera , politike por gjithashtu ekonomike , të vihen në zbatim  në këtë rajon gjë që është sigurisht më e lehtë për tu thënë se sa për tu realizuar  në një zonë pothuaj krejtësisht shkretëtirë .
Më në fund  parametri i fundit  që duket i rëndësishëm  qëndron në faktin  se duke parë  një shtypje shumë të dhunshme që bëhet  kundër vëllezërve myslimanë , një pjesë e të rinjve në gjirin e kësaj organizate , duke konstatuar mungesën e perspektivave  politike në skenën kombëtare, radikalizohen dhe nganjëherë madje dis prej tyre futen në grupin  « Provinca e Sinait ». Një forcim i këtij grupi nëpërmjet rekrutimit është pra i mundur dhe madje është amplifikuar  vetëm nga politika  shtypëse e zgjedhur nga pushteti egjiptian . Situata është  veçanërisht shqetësuese  meqenëse  de facto, ushtria nuk  don të shkojë të luftojë në tokë . Mjetet e përdorura  nga pushteti nuk janë as efikase as dhe efektive për të shkatërruar këtë grup të lidhur me Shtetin islamik .

A mundet të frikësohemi që prania e një grupi i lidhur me Shtetin islamik  në një zonë kaq të ndjeshme si Sinaï të ketë shtypje më gjërë në rajon  ?

Shqetësimi i madh , në rastin e Egjiptit  është se e Shteti islamik tashmë  ka krijuar një filial të  ri në territorin egjiptian . Egjipti  megjithë  vështirësitë e tij , është vendi më i madh i botës arabe dhe shtylla potenciale e jetës politike në rajon , edhe  se gjatë viteve të fundit influenca e tij është  zvogëluar . Për rrjedhojë shtrirja e një grupi të lidhur me Shtetin islamik  jo vetëm në  në Sinai por gjithashtu në pjesën tjetër të territorit egjiptian do të ishte me të vërtetë një hap përpara drejt ndarjes politike rajonale .
Faktori tjetër i menjëhershëm  është kufiri i gjatë që ekziston midis Sinait dhe Izraelit . Ka  gjasa që Shteti islamik  herët apo vonë do të organizojë atentate,  bombardime , sulme me raketa , etj., në drejtim të Izraelit . Kjo përsëri do të jetë një hap përpara në ndarjen rajonale pasi  izraelitët sigurisht nuk do ta pranojnë këtë situatë . Tani ne e dimë se gjithçka është e mundur kur izraelitët  kanë vendosur për të sjellë rregull diku, shkakton  një element shtesë destabilizues.

Gjithsesi, është e qartë se sfida a shkon përtej kuadrit gjeopolitik egjiptian.

Shqipëroi: Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *