Home»Horizonti.al»Dieta e verës së kuqe

Dieta e verës së kuqe

Screen Shot 2015-08-13 at 16.41.29

Nëse një apo dy gota verë të ruajnë shëndetin, kjo është e debatueshme ende. Megjithatë, studime të reja shkencore u ofrojnë ndoshta të apasionuarve pas verës, një tjetër arsye për të shijuar nektarin e Zotave. Rrushi i kuq dhe vera e kuqe përshpejtojnë metabolizmin. Nuk është se do të të heqin një copë të madhe nga dhjami i belit, por për arsye se rrushi stimulon kryesisht djegien e dhjamit në mëlci, ata ofrojnë një funksionim më të mirë të mëlcisë tek njerëzit mbipeshë. Këtë konkluzion kanë arritur studiuesit nga universiteti i Oregonit, pas një studimi tek minjtë dhe qelizat e mëlcive të rritura në laborator. Minjtë që kishin ndjekur një dietë me shumë dhjamë, të cilëve iu dha të pijnë një ekstrakt rrushi kishin mëlci me më pak dhjamë dhe nivele më të ulët të sheqerit në gjak, se sa ata që nuk e pinë ekstraktin. Kjo ngadalëson në mënyrë të konsiderueshme rritjen e qelizave ekzistuese dhjamore dhe prodhimin e të rejave. Hajt gëzuar!/Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *