Home»Enciklopedike»BETEJA E SALAMINES: Dinakëri, taktikë, marrëzi dhe gabime

BETEJA E SALAMINES: Dinakëri, taktikë, marrëzi dhe gabime

“Janë të mbushura me kufoma brigjet e Salaminës dhe vendet përreth... Ah, Salaminë, tingulli i dhimbjes, ah Athinë, kujtimi i vajit!”

Screen Shot 2015-08-14 at 10.09.49Dinakëri dhe taktikë, por edhe marrëzi dhe gabime të rëndë janë ingredientët që, të përzier bashkë, sollën fillimin dhe fundin e betejës së përgjakshme të Salaminës, gjithmonë e kujtuar si një prej përplasjeve që kontribuoi për t’u mbyllur perësve dyert e Greqisë së lashtë dhe bashkë me të edhe Europës. Një betejë detare që u luftua ashpërsisht në 28 nëntor të vitit 480 p.e.s. dhe që shënoi humbjen e mbretit të Persisë dhe Egjiptit, Kserksi I, biri i Darit të Madh, i konsideruar nga Eskili “mbret i mbretërve, i të gjithë fiseve njerëzorë dhe i të gjithë tokave të largëta”, e që u fitua nga një strukturë qytetesh-shtete të udhëhequr prej Athinës dhe Spartës.

Dhjetë vite pas humbjes së Maratonës (shtator 490 p.e.s.) ushtria perse provoi sërish që të sfidojë grekët. Kserksi urdhëroi për luftë dhe menjëherë një seri qyte- tesh dhe provincash u dorëzuan pa asnjë rezistencë: u gjunjëzuan Thesalia dhe Teba, Etolia, Epiri dhe Cikladat lindore.

Gjenerali grek Themistokliu, nuk iu përgjigj as ambasadorit të dërguar prej mbretit për “të patur tokat dhe ujërat”, domethënë të nënshtrohej. I preu kokën, jo për shkak të kërkesës së paturpshme, por për faktin që e kish bërë këtë kërkesë në greqisht, një gjuhë shumë fisnike dhe e lartë për t’u përdorur prej barbarëve, sic konsideroheshin grekët prej persëve. Menjëherë nxit një revolucion strategjik, pasi e kupton që ushtria e madhe perse nuk mund të ndalej në tokë, pasi ishte shumë më superiore, mbi të gjitha në numra, se sa ajo greke. E vetmja shpresë, pavarësisht rezistencës shumë të fortë nga brenda dhe të aleatëve spartanë, është deti, “druri” i përmendur dhe ndoshta i sugjeruar prej Orakullit të Delfit, i cili u pyet disa herë për këtë argument: “… Zeusi i gjithëpushtetshëm bën të vetmin lëshim që të mbetet i paprekur muri i drurit! O Salaminë hyjnore, do të shkatërrosh, ose do të bësh të vdesin bijtë e nënave”.

Dhe kështu ndodhi. Euribiadi, luftëtar dhe admiral spartan, udhëheq flotën greke, por është strategu Themistokliu që bën të gjithë lojën: një skllav i tij dërgohet tek Kserksi që, i mashtruar, nis të besojë se flota greke është e ndarë. Mbreti pers nënvlerëson forcat helenike dhe lejon të tërhiqet në Gjirin e Salaminës – ngushtica që lidh gjirin Saronik me atë të Eleusit – i shtyrë edhe prej nxitimit për të mbyllur sa më shpejt fushatën e gjatë.

Në pikën më të ngushtë të gjirit të vogël janë të vendosura 378 anijet e mëdha greke, nga ana tjetër 720 anijet perse (1200 sipas Eskilit), anije të vogla që në det të hapur, dhe jo në një ngushticë, do të kishin mundur t’u bënin bisht atyre greke. Linja e parë dhe pas saj të tjerat praktikisht shtypen pre janijeve të mëdha greke. Eshtë një katastrofë. Dymbëdhjetë orë luftime më vonë ujërat janë skuqur prej më shumë se 100 mijë të vdekurve, grekët kanë humbur 40 anije, ndërsa kundërshtarët e tyre më shumë se 200. “Janë të mbushura me kufoma brigjet e Salaminës dhe vendet përreth… Ah, Salaminë, tingulli i dhimbjes, ah Athinë, kujtimi i vajit!” Greqia shpëton dhe persët mposhten, bashkë me ëndrrën e tyre për të krijuar perandorinë e parë botërore.

Nga “Kronika e gafave që ndryshuan historinë” (Ribotim) / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *