Home»Histori»BETEJA E NIKOPOLIT / Arroganca e francezëve, që shkaktoi penetrimin e turqve në Ballkan

BETEJA E NIKOPOLIT / Arroganca e francezëve, që shkaktoi penetrimin e turqve në Ballkan

Screen Shot 2015-08-18 at 08.23.30Nëse beteja e Lepantos e vitit 1571 shënon një ndalim të ekspansionit turk në Europë, ajo e Nikopolit e vitit 1396 mbetet themelore sepse përcakton penetrimin përfundimtar të turqve në Ballkan. Të mposhtur, europianët hoqën ndorë nga ndalimi i ekspansionit që do të vazhdonte pa u ndalur deri në nënshtrimin total të të gjithë perandorisë bizantine, kulmi i të cilit ishte rënia e Kostandinopojës në vitin 1453. Faktor kyç për humbjen, sipas historianëve që e kanë studiuar gjatë betejën, ishte arroganca e kalorësisë, në pjesën më të madhe franceze, si dhe mënyra e saj e vjetër e interpretimit të betejave, që shiheshin thjeshtë si luftime ku duhej të demonstrohej vlera dhe krenaria e saj, dhe jo si përplasje të studiuara në tavolinë dhe të organizuara me saktësi.
Me vendosjen në fushëbetejë të dy ushtrive, Sigismondo i Luksemburgut, mbret i Hungarisë (që i njihte shumë mirë turqit dhe nuk i nënvlerësonte aspak) u sugjeroi kryqtarëve (kalorësia franceze e udhëhequr nga shumë fisnikë dhe kalorës të Urdhërit Teutonik) që të vendoseshin prapa ushtrisë së tij, ndarë në tre trungje me hungarezët, transilvanët dhe valakët respektivisht në qendër, në të djathtë dhe në të majtë. Detyra e tyre është që të rezistojnë përplasjes së parë me pararojën turke, për t’u rinisur pastaj me kalorësinë. Fisnikët francezë dhe europianë të ardhur për kryqëzatën nuk pranojnë, shohin rolin e tyre të ridimensionuar dhe duan që të jenë protagonistë të betejës. Kalorësi nuk mund të heqë dorë nga nderi që të hapë luftimet ndaj këmbësorëve gdhë! Për më tepër, rezultati i përplasjes merret si i sigurtë, që nga momenti kur fisnikët europianë janë të zbukuruar dhe mbrojtur nga koraca prestigjoze.
Dhe kështu, ky është fillimi i fundit. Pa pritur sinjalin e sulmit, kalorësit franko-gjermanë nisen në sulm duke vënë përpara kalorësinë e lehtë dhe vijat e para të frontit turk, por pjesa më e madhe e këtyre qëndron prapa një reshti hunjsh dhe shtizash në gjatësinë e gjoksit të kuajve. Kalorësia gjendet e ekspozuar para një lançimi shigjetash. Shumë përfundojnë në këmbë, pa kuaj. Turqit riorganizohen dhe të krishterët rinisen, për të mbërritur të lodhur e të dërrmuar në përplasjen me zemrën e ushtrisë armike, pasi kanë mposhtur edhe një linjë të dytë të këmbësorisë turke.
Por ritmi i kalërimit triumfues drejt disfatës është i shkurtër: Në fakt, pas tre orësh, Sigismondo që kish parë planet e parë të hidheshin në erë, vendos të ndërhyjë me trupat e tij. Valakët dhe transilvanët vendosin të tërhiqen duke e konsideruar betejën të humbur, kështu që ai përparon vetëm me hungarezët, të cilët ndjekin pas mbretin. Sulltan Bajaziti I pikërisht këtë pret dhe, sapo sheh hungarezët të vihen në lëvizje, jep urdhër të përgatitet kalorësia e tij, që e ka lënë të fshehur në pritje të këtij momenti. Pavarësisht rezistencës së fortë, kontigjentet e fundit të kryqtarëve bien dhe turqit u vihen pas deri në brigjet e Danubit. Që nga ajo ditë, flamuri i gjelbër do të vazhdonte të valëvitej në Europë deri kur mbërriti në portat e Vienës, ndërkohë që Mesdheu lindor u shndërrua në një lloj “baseni otoman”. /Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *