Home»Horizonti.al»A do të jetë ndonjëherë i mundur teleportimi i një njeriu?

A do të jetë ndonjëherë i mundur teleportimi i një njeriu?

Screen Shot 2015-08-24 at 4.09.53 PM

Energjia që nevojitet për të teleportuar dikë e bën jopraktike, por edhe nëse do të mundeshim, a do ta donim?

Teksa udhëtimi ajror bëhet gjithmonë e më i mërzitshëm, ideja që thjeshtë të hysh në një kabinë në njërën anë të botës, dhe në moment të dalësh në anën tjetër të botës, po bëhet gjithmonë e më joshëse. Por, ato që e pengojnë janë një numër i madh problemesh teknike. Mund të jetë e mundur të teleportohet një send shumë i vogël, si për shembull një virus, por për çdo gjë që është më e madhe ka limite fizike, që do të thotë se do të ishte e domosdoshme që transferimi të bëhej thërrmijë pas thërrmije.

Edhe duke lënë mënjanë paaftësinë tonë për të manipuluar materien në mënyrë të saktë në atë nivel, madhësia e problemit është fenomenale. Trupi i njeriut përmban afro 7×1027 atome (ku 1027 ndiqet nga 27 zero). Imagjinoni sikur të duhej të procesonit një trilionë atome në sekondë. Do të duheshin sërish 7×1015 sekonda për të skanuar një person. Domethënë 200 milionë vite!

Ka gjithashtu një sasi shumë të madhe të dhënash që duhen transmetuar, të shoqëruara me një kosto energjie. Një vlerësim i matur i kësaj kërkon 1012 gigavat orë. Imagjinoni që kapaciteti i energjisë në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar ishte 83 gigavatë. Kështu që, teleportimi i një njeriu do të kërkonte energjinë që harxhohet në Britani për më shumë se një milionë vite.

Edhe po të ishte e realizueshme, udhëtarët e ndjeshëm do të hezitonin të përdornin një pajisje teleportimi. Mbani mend që nuk është se do ju zhvendoste nga pika A në pikën B. Në fakt do ju shpërbënte, atom pas atomi, dhe do të ndërtonte më pas kopjen tuaj identike. Po, “ti” i teleportuar do të dukeshe i njëjti për këdo tjetër – me të njëjtat mendime dhe kujtime. Por do të ishte një kopje dhe ti do të shkatërroheshe. Në këtë rast edhe siguria në aeroporte nuk është aq keq./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *