Home»Horizonti.al»15 Proverba të Indianëve të Amerikës

15 Proverba të Indianëve të Amerikës

41436__native-spirits_p-672x372

Imagjino sikur këto fise paqësore të mos ishin bastisur ndonjëherë dhe tokat dhe jetët e tyre të mos j’ua merrnin. Historia e botës tonë do të kishte ndodhur komplet ndryshe. Ne do të ishim në kontakt me natyrën, veten tonë dhe Tokën.

Ne do të ishim të aftë të lidheshim me kafshët, yjet, lulet dhe njëri tjetrin kaq thellë; diçka kaq e thjeshtë e cila ka humbur me realitetin modern. Le të mos e harrojmë zgjuarësinë që këta vendas shfaqnin. Le të rindërtojmë botën kozmike, tokësore dhe të kuptuarin universal, atë të cilën ata njihnin njëherë e njëkohë.

  1. “Mos ki frikë të qash. Do të lirojë mendjen tënde nga mendimet e trishtuara”.-Hopi
  2. “Është më mirë të kesh më pak bubullima në gojë dhe më shumë vetëtima në duar.”-Apache
  3. “Të gjitha bimët janë vëllezrit dhe motrat tona. Ato na flasin neve dhe nëse ne mbajmë vesh, ne mund t’i dëgjojmë ato.” Arapaho
  4. “Ma thuaj mua dhe unë do të harroj. Ma trego mua, dhe unë mund të mos kujtohem. Përfshimë mua, dhe unë do të kuptoj.” Fis i panjohur
  5. “Kur ne tregojmë respektin tonë për gjërat e tjera të gjalla, ato përgjigjen me respekt ndaj nesh.” – Arapaho
  6. “Ata që shtrihen me qenër, ngrihen me pleshta.”- Blackfoot
  7. “Çfarë është jeta? Është vezullima e një xixëllonje nëpër natë. Është fryma e një demi në kohën e dimrit. Është hija e vogël e cila vrapon nëpër bar dhe humbet veten në perëndim të diellit.”-Blackfoot
  8. “Kur ti linde, ti qave dhe bota gëzonte. Jetoje jetën tënde në atë mënyrë, që kur ti të vdesësh, bota të qajë dhe ti të gëzohesh. ”- Cherokee
  9. “Ata që kanë një këmbë në kanoe dhe një këmbë në varkë, kanë për të rënë në lumë.”- Tuscarora
  10. “Mësuesi ynë i parë është zemra jonë.”- Cheyenne
  11. “Mbaj mend që fëmijët e tu nuk janë të tutë, por të janë falur ty nga Krijuesi.”-Mohawk
  12. “Ligji i njeriut ndryshon me të kuptuarin e tij të njeriut. Vetëm ligjet e shpirtit mbeten gjithmonë të njëjta.”-Crow
  13. “Nuk ka vdekje, vetëm një ndryshim botësh.”- Duwamish
  14. “Ti nuk mund të zgjosh një njeri i cili pretendon se është duke fjetur.”- Navajo
  15. “Të gjitha ëndrrat thurren nga e njëjta pëlhurë”-Hopi

 

Shqipëroi:Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *