Home»Enciklopedike»X-files nga skajet e hapësirës

X-files nga skajet e hapësirës

Screen Shot 2015-07-07 at 22.43.58

Seria: Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve tanë më të mirë

Kanë kaluar rreth 50 vjet, qëkur kemi regjistruar infratingujt atmosferikë, valët e zërit në frekuencën nën 20 herc. Këto frekuenca janë nën kapacitetin njerëzor për t’u dëgjuar, kështu që tingujt në videon e mësipërme, janë bërë 1 mijë herë më të shpejta që të jenë të dëgjueshme. Daniel Bauman, student i diplomuar në Universitetin e Karolinës së Veriut, që i regjistroi ato, mendon se fishkëllimat e frikshme dhe kërcitjet tingëllojnë diçka si nga dosjet X. Për të tjerët, ajo tingëllon si një interferencë radioje.

Shkencëtarët janë të intriguar nga tingujt, sepse ato s’mund të shpjegojnë origjinën e vet. Si pjesë e Platformës së Studentëve “Lartësi e Madhe” në vitin 2014, Bauman fluturoi për 9 orë një tullumbace në një lartësi 37.500 metra mbi sipërfaqen e Tokës. Ai rajon atmosferik quhet “afër hapësirës”, më poshtë hapësirës kozmike, ku satelitët sillen rrotull, por mbi hapësirën ajrore komerciale ku fluturojnë avionët e tillë.

Me pajisjet e ndërtuara vetë, Bauman ishte personi i parë që regjistroi infratinguj në atë lartësi.

Edhe pse shkencëtarët në vitet ’60, besonin se infratingujt atmosferikë do të ishin një mënyrë e mirë për të identifikuar shpërthimet bërthamore, interesi i tyre u fashit, kur sensorët e vendosur në tokë, ishin në gjendje ta kryenin atë punë. Pra, kompleksiteti i regjistrimeve të Bauman mbi Nju Meksiko, i ka kapur shkencëtarët e sotëm në befasi. Ata kanë për qëllim të dërgojnë një tullumbace tjetër në hapësirë për të hetuar infratingujt e pazakontë. “Unë mendoj se ky studim ka çelur një terren të ri për më shumë kërkime”- tha gjeofizikanti Omar Marçilo. “Është shumë e rëndësishme për të gjithë komunitetin”- shtoi ai. Deri tani, shkencëtarët seriozë nuk mendojnë se burimi i tyre janë alienët. Ngjarjet atmosferike si stuhitë, mund të krijojnë valë infrasonike. Dhe po kështu tërmetet, meteorët dhe vullkanet. Supozimet shkencore mbi atë çfarë e prodhoi infratingullin në këtë regjistrim, përfshinin turbullirat e qarta të ajrit, erës, përplasja e dallgëve të oqeanit, valët e gravitetit, sinjale nga një mulli ere aty pranë, apo dhe vibracionet nga kablli i tullumbaceve./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *