Home»Bota»Parlamenti Evropian, gjyq publik Ciprasit. E quajnë profet fallco, Fidel Kastro dhe i tregojnë Murin e Berlinit

Parlamenti Evropian, gjyq publik Ciprasit. E quajnë profet fallco, Fidel Kastro dhe i tregojnë Murin e Berlinit

Screen Shot 2015-07-08 at 16.27.25Parlamenti Evropian i ka bërë një gjyq publik kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras, lidhur me mënyrën se si ai po përpiqet të përdorë referendumin grek kundër Evropës.

Guy Vernhofstadt, ish ministër i Belgjikës, mbajti në Parlamentin Europian një fjalim me tone të ashpra e të mbushur me mllef drejtuar kryeministrit Tsipras dhe qeverisjes së tij.

Në fakt, ai  shkoi aq larg, sa akuzo Cipras dhe partinë e tij Syriza  se kanë përdorur sistemin kundër Evropës.

Ai tha se edhe pse një marrëveshje ende mund të arrihet, ajo do të kërkojë që qeveria greke që të jetë shumë më e e thellë dhe konkrete me planet specifike. “Nuk shoh propozime konkrete nga pala greke”, tha ai, duke këmbëngulur se Evropa është “e fjetur drejt një Grexit”.

Ai iu drejtua Tsiprasit: “Trego që je një lider i vërtetë e jo një profet fals”.

I ashpër ka qenë dhe eurodeputeti Donald Tusk.

Ai  tha se është e e nevojshme një marrëveshje emergjente, pasi të gjitha shtetet e Eurozonës ishin përgjegjëse për këtë krizë ndaj dhe të zgjithë së bashku, “duhet ti japim zgjidhje asaj”.

“Greqia ishte arsyeja e thirrjes së samitit të djeshëm. Kemi pritur të gjitha propozimet për Greqinë dhe BE ka qënë shumë e vendosur në lidhje meqëndrimin e tij. Në samitin e djeshëm këmi patur bisedime shumë të sinqerta në lidhje me situatën tonë. I kemi kërkuar cipras të japë të gjitha propozimet e tij. I kërkoj të gjithë liderëve që të arrijnë në një konsensus. nëse kjo nuk do të ndodhë kjo do të thotë se do tu vijë fundi i negociatave dhe të gjithë do të jenë të humbur nëse nuk do të arrihet një konsensus. Kjo do të ketë efekte negative edhe për BE-në por më të mëdha ato do të jenë për Greqinë. Është e nevojshme një marreveshje urgjente. Të gjithë ishim përgjegjës për këtë krizë ndaj dhe të gjithë duhet të përpiqemi ti japim zgjidhje kësaj krize”,  tha Tusk.

Kristian Demokrati Gjerman Manfred Weber i ka drejtuar një sërë akuzash Alexis Tsipras. Ai e akuzoi atë për mostregim dinjiteti dhe për politikë jo dinjitoze. “Jeni treguar shumë i ashpër në deklaratat tuaj në ditët e fundit. I keni quajtur kreditorët europianë terroristë dhe për këtë nuk keni kërkuar falie. Ju nuk keni bërë propozime dhe keni shkatërruar besimin e Europës. Ju nuk keni treguar dinjitet por dinjitet do të thotë të thoni të vërtetën. Ju keni thënë që bankat do të hapen të martën dhe ato nuk janë hapur.

Kjo nuk është një politikë dinjitoze. Ekstremistët e këtij parlamenti kanë arritur të duartrokasin edhe Fidel Kastron, ndaj ju nuk rrethoheni nga miq të duhur por të gabuar. Ndaj nuk e kuptoj kush ju duartroket”, tha Weber.

Nigel Farage, deputeti konservator anglez, i ka bërë thirrje direkte Cipras të dalë nga Europa dhe Euro. Ai tha se kriza e tanishme është një simptomë e “dallimeve të papajtueshme kulturore midis Greqisë dhe Gjermanisë “. Ai shtoi se problemet e Eurozonës janë rezultat i përpjekjes për “të qënë të gjithë bashkë si të detyruar” dhe bashkimin e ekonomive të ndryshme pa “pëlqimin e popullit”. Farage shkoi më tej, duke argumentuar se jo vetëm Greqia, por në fakt “gjithë Mesdheu” është në “monedhën e gabuar”. Ai i bëri thirrje Tsipras të udhëheqë vendin e tij jashtë monedhës Euro në mënyrë që të ecin me kokën lartë”. “Është një mur i ri Berlini, dhe është quajtur Euro”, tha Farage.

Kryeministri grek nga ana e tij, bëri thirrje për një marrëveshje me partnerët e Eurozonës dhe sulmoi planet e kursimit që Athina ka pësuar vitet e fundit.

“Ishte një zgjedhje e guximshme. Nuk ishte një zgjedhje për të prishur marrëdhëniet me Europën”, tha ai, duke iu referuar referendumit. Fitorja e “JO-së” në referendum, për Cipras është “mesazh i qartë dhe se tani duhet të respektohet zgjedhja e popullit grek”.

Cipras tha se Athina në vitet e fundit ka qenë një kavje i një eksperimenti kursimi që nuk ka funskionuar. Objektivi tashmë është gjetja e një akordi për daljen nga kriza, një marrëveshje që, nënvizoi Csipras “do të bëhet mes aleatësh, brenda një Unioni europian demokratik, ose do të ketë vështirësi të mëdha për mbijetesë në të ardhmen”.

Cipras gjithashtu sulmoi mediat që ishin kundër JO-së në referendum.

“Papunësia është objekti i parë nga i cili duhet të dalim,” tha kryeministri grek.

“Ai është objektivi ynë i parë në propozimin që do të prezantohet sot, dhe fillimin e një debate në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit publik”.

Fjalimi i Ciprasit u shoqërua me duartrokitje të mëdha në Parlamentin Europian.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *