Home»Horizonti.al»Në Delfi ngrihet kolona e gjarpërit me tre koka

Në Delfi ngrihet kolona e gjarpërit me tre koka

Screen Shot 2015-07-25 at 10.42.32Një gjarpër i lashtë me tre koka do të kthehet në Delphi, aty ku e ka origjinën rreth 2500 vjet më parë. Kolona-Gjarpër është një shtyllë prej bronzi e ngritur në qytetin e lashtë të Delfit, në Greqi, për të përkujtuar ata që kanë luftuar kundër Perandorisë Perse në betejën e Plataeas, në vitin 470 para erës sonë. Kolona u hoq më pas dhe u dërgua në Konstandinopojë dhe tani planifikohet për ta rindërtuar dhe vënë atë në ekspozim, përsëri në vendodhjen origjinale. Këshilli Qendror Arkeologjik njoftoi kohët e fundit se kopja do të bëhet duke përdorur kallëp allçie. Kallëpi është marrë në vitin 1980 dhe ruhet në Muzeun e Delfit, qysh atëherë. Kolona e bronzit ishte një herë e një kohë një pamje imponuese. Gjarpërinjtë e zinj të përdredhur përbënin trupin e kolonës, 8 metra të lartë. Asaj iu vunë sipër tre krerë kërcënues gjarpërinjsh me nofullat e hapura, që nga ana e tyre mbanin një stol të artë me tri këmbë dhe një tas të madh. Kjo dhuratë mbresëlënëse për Apollonin ishte si haraç në vitin 478 para Krishtit, pas Betejës së Plataeas, që përfshiu 31 qytet-shtete.

Emrat e qytetit ishin shënuar në kolonë, për të përkujtuar fitoren pas aneksimit nga persët, por ato nuk janë më të dukshme në origjinal sot, për shkak të ekspozimit dhe degradimit nga koha. Kolona e Gjarpërit ka të paktën 2492 vjet, konfirmuar kjo nga referencat e letërsisë antike greke dhe romake, duke përfshirë shkrimet e Herodotit, Tukididit dhe Plutarkut. Herodoti vuri në dukje se metali i përdorur në kolonën është përfituar nga armë dhe mburoja perse të shkrira dhe nga plaçka e luftës. Historiani grek ka shkruar në Librin 9,81: “Kur plaçka ishte bërë bashkë, një e dhjeta u vu mënjanë për perëndinë e Delfit dhe, nga kjo, u realizua një stol i artë me tri këmbë, i cili gjendet nën gjarprin prej bronzi me tre koka, pranë altarit”.

Kolona pësoi dëme të shumtë me kalimin e shekujve. Tasi dhe stoli trekëmbësh kanë kohë që kanë humbur dhe kokat ishin thyer. Besohej se Focei-t kishin shkrirë pjesë të kolonës për të themeluar luftën e tretë të shenjtë. Kolona e Gjarprit në fund kishte mbërritur në hipodromin e Konstandinopojës (sot Stambolli), kërkuar nga perandori Konstandin në 324 pas Krishtit./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *