Home»Enciklopedike»Ndikimet teknologjike në psikikën dhe jetën tonë

Ndikimet teknologjike në psikikën dhe jetën tonë

Screen Shot 2015-07-08 at 14.38.44

Seria: Mënyrat sesi kultura ndikon tek iluzionet tona

Edhe pse vetmia, tjetërsimi dhe ankthet e tjera, që shkaktojnë iluzionet nuk janë një gjë e re, mënyra sesi ato janë shfaqur ndryshon me kalimin e kohës, duke reflektuar ndryshimet kulturore, duke përfshirë këtu edhe teknologjinë. Para fundit të shekullit XIX-të, iluzionet e të qënit të kontrolluar apo të persekutuar, zakonisht bënin përgjegjës magjinë dhe të mbinatyrshmen.

Kjo ndryshoi kur teknologjive të reja si telegrafi, telefoni, radioja, televizioni, energjia elektrike, rrezet X, lazer, dhe interneti u bënë popullore. Njerëzit zakonisht nuk kthehen prapa në kohë me iluzionet e tyre, përveçse kur një epokë e mëhershme, është fiksuar në mendjen e tyre për disa arsye. Pra, iluzionet sot janë kryesisht në lidhje me frikën nga kontrolli apo përndjekja, përmes kompjuterit dhe internetit, dhe jo përmes valëve të radios, si në vitet ‘40.

Një studim i vitit 2010, tregoi se përdorimi i zgjatur në kohë i internetit, mund të shkaktojnë episode psikotike të papritura.  Në tri raste të ndara, femra 30-50 vjeçare, me asnjë problem mendor serioz, patën iluzione dhe haluçinacione si pasojë e përdorimit të internetit për shumë orë, çdo ditë.

Secila grua, kishte qenë e pakënaqur nga një marrëdhënie intime e mëparshme, por ishte përfshirë tashmë në një marrëdhënie tërësisht online me një burrë. Me kalimin e kohës, këto gra e humbën kontaktin me realitetin. Njëra prej tyre, besonte se mund të ndjente dashurinë e tij në internet edhe fizikisht, edhe pse kurrë nuk e kishte takuar atë personalisht. Të gjitha gratë e kishin të nevojshme marrjen e medikamenteve psikotrope, për t’u shëruar nga ajo gjendje dhe rikthyer në normalitet.

Në një tjetër rast, një burrë ishte i bindur se kompjuteri i tij po përdorej për t’i ngulitur mendime të caktuara në kokën e tij, dhe për ta helmuar përmes tastierës. Shumë kohë më parë, materiale të reja ishin teknologja e kohës së tyre. Për shembull, iluzioni i xhamit fitoi famë në Evropë, derisa kur ai u bë veçanërisht popullar në vitet ‘600.

Kjo duket se filloi me mbretin francez Sharli VI, i cili ishte paranojak në lidhje me tradhtinë dhe vrasjen. Një herë, ai parashikoi se nuk do të mund të lëvizte. I bindur se ishte bërë prej qelqi, ai kishte frikë se do të thyhej. Mbreti gjithashtu e mbulonte trupin e tij me batanije, për të parandaluar shkatërrimin e të pasmeve të tij. Disa psikologë, besojnë se kjo paraqet frikën nga brishtësia apo poshtërimi shoqëror. Në një rast të rrallë nga vitet ‘60, një djalë i ri në Holandë i tha BBC-së se njerëzit dukeshin nëpërmjet tij, si xhami në një dritare. “Ju nuk e shihni xhamin në dritare. Por ai është atje”-tha ai. “Ky jam pikërisht ynë. Unë jam dhe s’jam atje. Ashtu si xhami në dritare”. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *