Home»Enciklopedike»Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Gjeografia e Ptolemit, perandoria Romake, viti 150

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Gjeografia e Ptolemit, perandoria Romake, viti 150

 

Screen Shot 2015-07-07 at 22.58.24

Jerry Brotton

Në vitin 150, Ptolemi po punonte në Librarinë e Aleksandrisë. Ai shkroi “Gjeografinë”, ku përcaktohej disiplina e gjeografisë dhe hodhi parimet e hartave globale. Nuk kishte harta në libër, por Gjeografia ofronte një përshkrim gjeografik të botës si dhe një shpjegim se si duhej të vizatoheshin hartat. Ai u mundësoi studiuesve që të bënin hartën e botës, për herë të parë në histori.

Fillimisht libri nuk tërhoqi shumë. Ishte fundi i kohës Helenike dhe fillimi i momentit kristian dhe Krishtërimi nuk kishte interes në nocionin disi abstrakt, matematik gjeometrik, se si mund të hidhje botën në një hartë. Ishin arabët që e morën Ptolemin, që të vazhdonte të trashëgohej në vende si Bagdadi deri kur u rishfaq në Itali në shekullin 14. Gjeografët e Rilindjes prodhuan botime të reja të gjeografisë dhe përdorën parimet e Ptolemit në përpjekjet për të bërë hartën e botës në zgjerim. Ai u përdor edhe nga Kristofor Kolombi dhe disa eksploratorë portugezë që lundronin drejt Lindjes, si Vasko de Gama.

Ptolemi njihet si babai i gjeografisë dhe për 1500 vite gjithcka vërtitej rreth tij. Edhe harta moderne bazohet në projektimet që ofroi Ptolemi. Në një farë kuptimi, Ptolemi ishte një lloj Google klasik. Google të jep mjetet të bësh harta si të duash – të shohësh shtëpinë tënde, apo Uashingtonin, apo Korenë. Në një farë kuptimi, pikërisht këtë bëri Ptolemi. Ai ofroi mjetet për të kuptuar pozicionin që njeriu ka në botë, dhe prandaj për mua ka qenë kaq jetëgjatë./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *