Home»Enciklopedike»Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: “Doctrinale” e Alexandrit të Villedieu – France, 1199

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: “Doctrinale” e Alexandrit të Villedieu – France, 1199

 

Screen Shot 2015-07-08 at 15.20.11

Robert D. Black

Përgjatë gjithë Mesjetës dhe deri në epokën moderne, shkrimi e këndimi ishte i lidhur ngushtë me latinishten. Megjithatë, deri në fundin e shekullit 12, metodat e mësimit të latinishtes ishin jashtëzakonisht shumë të gjata dhe të vjetëruara, bazuar në një sistem në të cilin nxënësit lexonin dhe memorizonin tekste latinë për vite të tërë. Ishte një skemë që i shkonte shumë për shtat elitës klerikale.

Më pas erdhi Aleksandri i Villedieusë, një gramaticien francez dhe mësues, që kish qenë mësuesi privat i nipërve të një peshkopi në jug të Francës. Ai hartoi një metodë të shpejtë të mësimit të latinishtes duke përdorur rregulla të thjeshtë dhe të shkruar në vargje, me qëllim që nxënësit ta memorizonin më me lehtësi. Kur peshkopi pyeti nipërit e tij se si po shkonin në mësimin e latinishtes, ata i cituan disa vargje që u kish mësuar mësuesi. Peshkopi mendoi që ishte një ide shumë e mirë dhe e nxiti Aleksandrin të shkruante një gramatikë.

Ai libër ishte “Doctrinale”, që u shndërrua në një prej bestsellerave më të mëdhenj të Mesjetës. Influenca dhe përdorimi i tij u përhap në të gjithë Europën dhe, në bazë të metodave të tilla të thjeshtësuara për mësimin e latinishtes, nisi një lëvizje masive alfabetizmi. Kjo mënyrë e re arsimimi ishte shumë më e shpejtë dhe u shkonte më shumë për shtat aspiratave, qëllimeve dhe nevojave profesionale të laicizmit. Kështu që, Doctrinale shënoi hapin e parë madhor në lëvizjen drejt arsimimit laik. /Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *