Home»Horizonti.al»Shkence»10 mësime të vyera për jetën, nga Albert Ajnshtajni

10 mësime të vyera për jetën, nga Albert Ajnshtajni

Screen Shot 2015-07-20 at 23.55.201. Ndiq kuriozitetin: “Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë, përveçse jam shumë kurioz”.

2. Fokusohu në të tashmen: “Çdo njeri që i jep mirë makinës ndërsa puth një vajzë të bukur, nuk po i jep puthjes vëmendjen që meriton”.

3. Këmbëngulja nuk ka çmim: “Jo se jam kushedi ç’ë i zgjuar, por nuk heq dorë lehtë nga problemat”.

4. Imagjinata është e fuqishme: “Imagjinata është gjithçka. Është një pjesë e asaj që do të vijë. Imagjinata është më e rëndësishme se dija”.

5. Bëj gabime: “Një njeri që nuk bën kurrë gabim nuk ka provuar asnjëherë ndonjë gjë të re”.

6. Jeto momentin: “Unë nuk mendoj kurrë për të ardhmen, do të vijë gjithsesi”.

7. Krijo vlera: “Përpiqu fort për vlerat më shumë sesa për suksesin”.

8. Mos bjer në përsëritje: “Marrëzi do të thotë: të bësh të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

9. Dija vjen me eksperiencë: “Informacioni nuk është dije. I vetmi burim i dijes është eksperienca”.

10. Mëso rregullat dhe luaj më mirë: “Duhet të mësosh rregullat e lojës. Pastaj, mëso të luash më mirë se të tjerët”.

Botimeshqip.com

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *