Home»Histori»Ekonomia e Britanisë ishte shumë efiçiente

Ekonomia e Britanisë ishte shumë efiçiente

Screen Shot 2015-06-15 at 10.38.02

Nga Seria: Ide te gabuara per Luften e Dyte Boterore

Norman Stone, historian

Një prej gjërave më interesante lidhur me Britaninë në Luftën e Dytë Botërore është ideja që ekonomia e kohës së luftës ishte shumë eficiente dhe si pasojë duhej ndjekur si model për atë që erdhi pas përfundimit të konfliktit. Kishte një atmosferë të përgjithshme të sindikatave dhe qeverisë që punonin së bashku, kur në disa drejtime vendi ishte në fakt më pak eficient nga sa kish qenë në Luftën e Parë Botërore.

Realiteti është që ka patur shumë më shumë probleme sa i përket krahut të punës në Luftën e Dytë nga sa mendojnë shumë njerëz. Për shembull, ka patur më shumë greva punëtorësh në 1942 se sa në 1917. Një pjesë e këtyre problemeve ishin në miniera, që mendoj se mund të shihet si reagim ndaj rekrutimit të të rinjve për të punuar në to. Pas përvojave të tyre në luftë, minatorët britanikë ishin bërë tejet gjaknxehtë.

Ernest Bevin, që ishte një organizator i sindikatave kishte një ide për atë që po ndodhte, dhe dinte si të sillej me “të egrit” e sindikatave. Si rezultat, sindikatave iu dorëzua përgjegjësia për një sërë gjërash të reja, me shpresën që kjo do i bindte të kontribuonin tërësisht për luftën.

Në një farë mase, kjo në fakt ndodhi, sic mund të shihet me influksin e madh të krahut të punës që shkonte në fabrikat e avionëve – dhe sidomos në numrin e madh të grave që punonin në to. Në përgjithësi, niveli i pagës dhe standarti i jetesës u rrit për klasën punëtore, megjithatë taksimi siguroi gjithashtu që pjesa tjetër e vendit u zhyt në nivele të ngjashëm – siç e ka thënë AJP Taylor, në atë të “artizanit të aftë”.

Pas luftës kishte një atmosferë triumflizmi të heshtur: një ide që pothuajse ne i kishim mposhtur gjermanët si një sport kombëtar dhe që “burri në hollin e bardhë” e kish bërë duke implementuar racionalizimin. Kjo, nga ana tjetër, forcoi idenë që një lloj i ngjashëm kontrolli qeveritar me forcim të planifikimit do të ishte një shans për të ardhmen.

Norman Stone është autor i “Lufta e Dytë Botërore: Një histori e shkurtër”

Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *