Home»Analiza»A e dobësojnë AKP-në tundimet autoritare të Erdoganit?

A e dobësojnë AKP-në tundimet autoritare të Erdoganit?

 

Screen Shot 2015-06-05 at 10.16.23

Nga Didier Billion

Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Më 7 qershor në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet legjislative. Për herë të parë qysh prej trembëdhjetë vitesh, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e sheh shumicën e saj absolute të kërcënuar. Cilat janë sfidat e këtij votimi? Tundimet autoritare të Erdoganit, a kanë shkaktuar pakënaqësinë e ndjekësve të tij?

Realiteti është pak më i komplikuar. Ajo që ndodh, është se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e sheh rezultatin e saj të dobësohet, në raport me votimet e mëparshme legjislative. Megjithatë duhet të kujtojmë që kjo parti ka fituar tre zgjedhje legjislative radhazi, dhe në mënyrë sistematike qysh prej trembëdhjetë vitesh ka fituar referendumet, zgjedhjet lokale dhe presidenciale, në të cilat ajo është paraqitur. Në zgjedhjet e parafundit legjislative, AKP mori gati 47% të votave dhe në ato të fundit rreth 50%. Sot sondazhet, që duhen trajtuar me kujdes, japin afërsisht 40%. Ka pra padyshim një rënie. Përveç se sipas meje nuk duhet të konsiderojmë shumë shpejt që ka përfunduar mbretërimi dhe hegjemonia e AKP-së, por më tepër të kërkojmë të shpjegojmë këtë dobësim.
Sëpari, një parti që është në pushtet qysh prej trembëdhjetë vitesh, njeh mekanikisht një fenomen konsumimi. Kjo është e vlefshme për Turqinë, por gjithashtu dhe për çfarëdo vendi tjetër. Pastaj, Turqia njeh rezultate ekonomike më pak spektakolare se katër vjet apo tetë vjet më parë. Kujtojmë se në fillim të dekadës, rritja ekonomike vjetore e vendit arriti në 8 deri 9%, ndërsa sot është vetëm 2 deri 3%. Për rrjedhojë, procesi i rishpërndarjes së të ardhurave, që i mundësoi AKP të ndërtojë një bazë të fortë sociale dhe elektorale, ka humbur në intensitet. Duke kujtuar këtë, situata nuk mund të përshkruhet në mënyrë skematike në bardhë e zi, duke qenë se përqindja e rritjes ekonomike të vendit është gjithmonë në progres dhe se AKP-ja nuk e ka humbur të gjithë bazën e saj elektorale. Më në fund arsyeja e tretë është se prej disa vitesh, vërehet rrëshqitje autoritare madje shkarje shqetësuese, nga ana e ekzekutivit, dhe sidomos e kryeministrit Erdogan, gjatë më shumë se dhjetë viteve, dhe që sot është president i Republikës. Shkelje të përsëritura të të drejtave demokratike më elementaret, kanë dekurajuar apo kanë larguar një pjesë të elektoratit të AKP. Kemi pra kombinim të shumë arsyeve, që lejojnë të kuptojmë këtë zvogëlim të mundshëm të bazës elektorale të AKP-së. Pavarësisht se ajo do të mbesë partia e parë në garën elektorale .

Sfida kryesore e këtyre zgjedhjeve duket të jetë mania e Erdoganit që të mund të vendosë një regjim presidencial në Turqi. Për ta bërë këtë, do të jetë i nevojshëm një ndryshim kushtetues, ose një Kushtetutë e re, dhe nëse nuk do të zgjedhë rrugën e referendumit, do të duhet atëherë të zgjedhë një votim parlamentar. Megjithatë, në këtë hipotezë, një modifikim i Kushtetutës nevojitet të marrë votat e dy të tretave të deputetëve. Sot ky objektiv duket në fakt i vështirë për t’u arritur.

Të shtunën më 30 maj, festimet e pushtimit të Kostandinopojës nga osmanët u grumbulluan qindra-mijëra partizanë të AKP-së. Erdogani përfitoi nga këto festime për t’i dhënë pamjen e takimit elektoral këtij tubimi. Çfarë vlerash të AKP dëshiron ai të nxjerrë në pah me këtë ngjarje?
Duhen nënvizuar dy gjëra. Së pari, vullneti për t’i lidhur këto dy data është evident, meqenëse rënia e Kostandinopojës u festua më 29 maj, datë e pushtimit të saj nga osmanët në vitin 1453. Pra, për herë të parë, një ndryshim i vogël i datës ndodhi me një ditë, meqenëse takimi elektoral i AKP-së ishte parashikuar më 30 maj. Kemi pra qartazi një manovër, duke u kujdesur për të lidhur përkujtimin e një fitore historike, me një takim elektoral të AKP. Përveçse edhe përmbajtja e fjalimit të Erdoganit gjatë këtij takimi synonte në fakt të afronte pushtimin e qytetit me fitoren që sipas tij AKP-ja do të arrijë të dielën e ardhshme. Kjo vjen si një jehonë me vullnetin e AKP-së, e cila qysh prej disa vitesh përpiqet të zëvendësojë masat e miratuara nga politika e tij, në një kontekst të përvetësimit të të kaluarës osmane të Turqisë republikane. Kjo nuk është një manovër, kjo është një vijë politike. Kjo pasqyron vullnetin për të bërë relative rëndësinë e periudhës republikane dhe për të përvetësuar të kaluarën e epokës perandorake. Në mënyrë konjukturale, në kuadrin e kësaj fushate, ëndrra e Erdoganit është që të lidhë datën e zgjedhjeve me një datë shumë të rëndësishme të historisë së Turqisë. Kjo periudhë e konsideruar si e kaluara e lavdishme e vendit është instrumentalizuar përsëri nga Presidenti i Republikës.

Klima e lirisë që është instaluar qysh prej disa vitesh në Turqi e shqetëson Bashkimin Evropian (BE). Disa i cilësojnë madje këto zgjedhje “test demokratik” për Turqinë. Tani, kur është njoftuar për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, a mund këto zgjedhje të ndryshojnë marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE?

Nuk ka dyshim që në Turqi mbretëron një klimë shkatërruese e lirive. Mënyra se si po zhvillohet fushata elektorale pasqyron këtë situatë. Presidenti i Republikës normalisht duhet të jetë mbi partitë politike, ndërkohë që ai nuk ka reshtur qysh prej disa javësh, duke marrë pjesë në një numër mitingjesh në favor të AKP-së dhe duke stigmatizuar kundërshtarët e tij. Ky është një problem i vërtetë i përdorimit të funksionit presidencial. Pastaj ka një kuadër më të përgjithshëm të kufizimeve të lirive demokratike elementare, individuale dhe kolektive. Ky është një mjedis politik mjaft shqetësues, sidomos pasi sipas mendimit tim, shteti i së drejtës në Turqi qysh prej katër vjetësh është kërcënuar shumë. Nuk është e kufizuar shumë mirë në Turqi ndarja e tre pushteteve, që përbëjnë themelet e një demokracie. Sigurisht që BE-ja bazohet kur shprehet se këto zgjedhje përbëjnë një test, si në çdo takim elektoral.

BE-ja ka arsye të shqetësohet për evoluimin e kësaj klime shkatërruese të lirive në Turqi. Megjithatë, kjo nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në zhvillimin e negociatave midis Turqisë dhe BE-së, të cilat fatkeqësisht janë qysh prej disa vitesh në pikën e vdekjes. Por qysh prej dy vitesh ka një shpresë për rifillimin e bisedimeve të anëtarësimit, por pothuaj pa sukses. Që atëherë, vetëm pak është bërë thjesht për të shmangur njoftimin për prishjen e negociatave.

Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve të dielës së ardhshme, duhet bërë gjithshka për të filluar një proces real të negociatave midis dy palëve. Në të vërtetë, ndarja e marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së ka lejuar Erdoganin për të marrë një numër masash për shkatërrimin e lirive. Ne duhet të jemi të bindur se sa më shumë BE do të bëjë presion mbi Turqinë, aq më tepër ajo do pakësojë evoluimet e rrezikshme në këtë drejtim. Për më tepër, një pjesë e demokratëve në Turqi kërkojnë që pavarësisht rrëshqitjes që ekziston në shkatërrimin e lirive, BE-ja të vazhdojë një dialog ekzigjent me Turqinë për të penguar që Erdogan të ketë një marzh manovre të gjerë dhe totale për të vazhduar shkarjen e tij. Mua më duket se Bashkimi Evropian do të bazohet për të dëgjuar me vëmendje këto demokratë dhe të ndjekë kërkesën e tyre.

s.m./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *