Home»Bota»Zhytësit rusë pretendojnë se kanë gjetur një anije bizantine në Krime

Zhytësit rusë pretendojnë se kanë gjetur një anije bizantine në Krime

Screen Shot 2015-05-28 at 1.53.05 PM

Një grup zhytësish rusë, thonë se kanë zbuluar mbetje të një anijeje në Detin e Zi, për të cilën dyshojnë se daton që nga epoka bizantine. Udhëheqësi i ekspeditës ka thënë në një deklaratë të publikuar më 27 maj se mbetjet janë zbuluar në afërsi të Sevastopolit në Krime. Krimeja është gadishull në Ukrainë, të cilën Rusia e ka ankesuar në mars të vitit 2014. Deklarata e shefit të zhytësve rusë, Roman Dunayev, dhe historianit nga Akademia Ruse e Shkencave, Viktor Lebendisky, thotë se “studimet e mëtejme mbi anijen do të ndihmojnë të konfirmohet veçantia e lidhjeve tregtare, ekonomike dhe kulturore ndërmjet vendeve të Detit të Zi”. Hulumtuesit thonë se duhet të saktësojnë datën e artefakteve dhe të realizojnë edhe zhytje të tjera për qëllime hulumtimi muajion e ardhshëm. Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror nga një zhytje e mëhershme në muajin maj tregonin disa ampfora të mbledhura – vazo me dy mbajtëse anash, përcjell rel. Rajoni bregdetar i Krimesë njihet si vend i banuar nga grekët në kohën e Perandorisë byzantine dhe Sevastopoli thuhet të ketë qenë një nga rrugët kryesore për tregti.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *