Home»Horizonti.al»Shkence»TEORIA E GJITHCKASE / A mundemi të kuptojmë çdo gjë?

TEORIA E GJITHCKASE / A mundemi të kuptojmë çdo gjë?

MacGregor Campbell

U deshën 3.8 miliardë vite, por ne arritëm më në fund. Për pjesën më të madhe të historisë, jeta mbi Tokë ishte shumë e mërzitshme. Por më pas, njerëzit u zhvilluan, dhe gjërat u bënë interesante

Screen Shot 2015-05-25 at 11.41.37

Një nga karakteristikat përkufizuese të llojit tonë është aftësia për të krijuar lidhje. Që në lindje, ne nuk mund të bëjmë ndryshe, përvecse të njohim modelet. Planet e errësirës dhe dritës zbërthehen në fytyra, tingujt në zëra. Disa nga këto modele bëhen rregullat më abstrakte rreth botës – dita pason natën, gjërat bien. Ato na lejojnë të nxjerrim përfundime rreth gjërave: një gur bie, e si pasojë, bie edhe një mollë.

Ajo që shkon për ne individualisht, gjen zbatim edhe për specien tonë. Historia e shkencës është historia e të parit gjithmonë e më thellë, të lidhjeve mes fenomeneve që në dukje janë të palidhur. Newtoni kuptoi se e njëjta forcë që bën që që molla të bjerë, nga ana tjetër e mban Hënën në orbitë: Graviteti. Faradei dhe Maxwelli treguan se elektriciteti dhe magnetizmi ishin dy faqet e të njëjtës monedhë; elektromagnetizmi vetë u bashkua më pas me forcën e dobët bërthamore, përgjegjëse për gjëra të tilla si dekompozimi beta.

Secili prej këtyre unifikimeve zvogëlon numrin e teorive të ndara fizike, që nevojiten për të kuptuar Universin, duke bërë shumëkënd të besojë se mundemi që t’i bashkojmë të gjitha, në të “famshmen” TEORI TE GJITHCKA-së.

A është kjo shpresë realiste? A mundemi ne, një specie majmuni me një tru të zhvilluar për mbijetesë në savanën afrikane, të kuptojmë me të vërtetë gjithçka? “Ne kemi kuptuar një sasi gjigande informacioni, mbi mënyrën sesi bota funksionon në një periudhë të shkurtër kohe, kozmologjikisht të themi”, thotë Sean Carroll, një astrofizikant në Insitutin Kalifornian të Pasadenës. Një shekull më parë ne nuk e dinim se ekzistonin galaksi të tjera, ose se Universi është duke u zgjeruar, thotë ai. Dhe ky është thjesht fillimi. Në 100 vitet e shkuara, ne kemi zbuluar shumicën e mekanikës kuantike, një “Kopësht zoologjik” thërrmijash të reja, ekzistencën e lëndës së errët dhe energjisë së errët – dhe i kemi lidhur këto, bashkë me vëzhgime të tjera empirike, në një seri teorish shumë të suksesshme, mbi mënyrën se si funksionon Universi. “Me këtë ritëm, ne kemi arsye tashmë të mendojmë se një ditë do të jemi në gjendje ta kuptojmë krejt Universin”, thotë Carroll.

Ose ndoshta jo. Shimpanzetë, aq të zgjuara sa janë, krahasuar – të themi me breshkat – nuk do ta rrokin kurrë teorinë kuantike, madje as nevojën për një teori të tillë. Dhe megjithëse ne jemi shumë më të zgjuar sesa shimpanzetë, pse duhet të mendojmë që nuk ka koncepte që janë shumë të mëdha, ose shumë më komplekse, për t’u rrokur prej trurit tonë? Në disa kuptime, këto të panjohura ekzistojnë. Lëngje të trazuara, tregje aksionere, dinamika e turmës, madje edhe funksionimi i trurit tonë, janë të gjithë të pamundur që “t’i masim”, pa ndihmën e modeleve kompjuterike. Edhe nëse jemi të aftë të kuptojmë gjithshka, ka shumë punë për t’u bërë. Dy teoritë tona më të suksesshme fizike – relativiteti i përgjithshëm, i cili merret me gjëra shumë të mëdha, dhe mekanika kuantike, e cila merret me gjëra shumë të vogla – janë tmerrësisht të vështira për t’u unifikuar.

Në të njëjtën logjikë, ne kemi dijeni për katër forca fizike themelore: ajo elektromanjetike, bërthamore e dobët, bërthamore e fortë dhe graviteti. Tre nga këto forca luajnë “këndshëm” me njëra tjetrën, në formën e modelit standart, që është përshkrimi ynë më i mirë, i mënyrës se si ndërveprojnë thërrmijat themelore. Ajo që qëndron veç? Graviteti!
Unifikimi i Gravitetit dhe modelit standart do të ishte një hap gjigand drejt teorisë së gjithshkasë. Goditja jonë më e mirë në shenjë, deri tani, është teoria e vargut, e cila rimodelon të gjithë fenomenet, ei paraqet si rezultat i vargjeve vibruese të imta, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Problemi është, se ne nuk kemi një mënyrë të mirë për ta provuar. Dhe pa e verifikuar eksperimentalisht, si mund të themi me të vërtetë që “e kuptojmë”?

Megjithatë, nuk ka arsye të mendojmë se nuk do të jemi, në fund, në gjendje të provojmë teoritë tona dhe të kuptojmë kozmosin, thotë Peter Woit, një matematikan në Universitetin e Kolumbias në New York. Atëherë, çfarë ndodh kur e kuptojmë plotësisht kozmosin? Nëse dija është pushtet; sa të fuqishëm do të na bëjë? Woit thotë se ka një mundësi që të na dërgojë në një të ardhme Star Treku. Por mundet edhe thjeshtë të na tregojë pse këto gjëra janë të pamundura.

Një teori e gjithçkasë mundet gjithashtu të ketë ndikime të thella kulturore, ndoshta na tregon ne se jemi duke marrë gjithshka në konsideratë, qendrën e Universit, ose një projektim holografik nga skaji i tij. Ajo çfarë është e sigurtë, është se ne do të vazhdojmë të përpiqemi. “Qëllimi i kërkimit për një teori të gjithçkasç nuk është për të bërë gjëra”, thotë Carroll. “Eshtë të kuptojmë sesi funksionon bota. Zbulimi është vetë shpërblimi”.

New Scientist – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *