Home»Analiza»Si t’i kundërvihemi strategjisë anti-demokratike të Rusisë

Si t’i kundërvihemi strategjisë anti-demokratike të Rusisë

Screen Shot 2015-05-29 at 10.15.44

Nga Nicolas Bouchet

“German Marshall Fund”

Në një samit, javën e shkuar në Letoni, Bashkimi Evropian dhe vendet e Partneritetit Lindor, përsëritën se demokracia është thelbësore, për një bashkëpunim sa më të afërt politik dhe ekonomik. Deklarata e përbashkët e lëshuar nga anëtarët e BE-së dhe Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, shmangu çdo përmendje të veçantë të Rusisë.

Por ngjarjet, që prej protestave të Euromaidanit në Ukrainë gjatë 2013-2014 e kanë bërë të qartë,

se çdo përpjekje për promovimin e demokracisë drejt rajonit, duhet të marrë në konsideratë konkurrencën e drejtpërdrejtë ideologjike të Rusisë.

BKT Reklama

Veprimet e Rusisë, përballë promovimit të demokracisë perëndimore gjatë 15 viteve të fundit, formojnë një proces kontrolli prej 3 grupimesh. E para ka të bëjë me vetë Rusinë, e dyta me shtetet post-sovjetike, dhe e treta e më e fundit me Evropën Qëndrore dhe Ballkanin. Objektivi i Moskës ka qenë të mbrojë regjimin e saj, gjithnjë e më shumë autokratik me shtresa izolimi nga përpjekjet e jashtme, që mund t’i bëjnë të mundura ndryshimet politike demokratike në Rusi.

Një kuptim më i plotë i rolit të Rusisë në krijimin e konkurrencës ndaj regjimit, do të përmirësojë aftësinë e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, për të promovuar demokracinë në rajon.

Debati, mbi atë nëse Perëndimi është i përfshirë në një Luftë të re të Ftohtë me Rusinë, është në të njëjtën kohë mashtrues dhe i rëndësishëm, përsa kohë ka një shqetësim mbi promovimin e demokracisë. Ai debat është mashtrues, në rast se ne alarmolhemi mbi atë nëse Rusia ka apo jo një ideologji që dëshiron ta përhapë, dhe një strategji e mjete politike për ta eksportuar atë, në të njëjtën mënyrë siç bëri dikur Bashkimi Sovjetik.

Gjithësesi, debati është i rëndësishëm, për shkak se të përballesh me axhendën anti-demokratike të  Rusisë, kërkon një kuptim më të mirë, se pse dhe se si Moska ka qenë e suksesshme në përmbajtjen dhe zbrapsjen e përpjekjeve të perëndimit, për të promovuar demokracinë. Tre moment duhen vënë në dukje këtu. Së pari, zhvillimet politike anti-demokratike dhe joliberale në Rusi, që nga vitet ‘90 kanë arritur gradualisht në një grup normash koherente. Ato nuk janë larg formimit të një ideologjie, edhe në rast se nuk ka qenë zyrtarizuar apo shprehur si e tilla.

Së dyti, argumenti se veprimet e Rusisë janë thjesht gjeopolitike – në vend se ideologjike – ka gjithashtu të metat e veta. Normat e brendshme të Moskës, janë të lidhura ngushtë me politikën e saj ndaj shteteve post-sovjetike, dhe të vizionit të presidentit Vladimir Putin për Euroazinë. Udhëheqja e Rusisë, i mbështet dhe inkurajon këto norma jashtë vendit, sepse ajo e sheh këtë si thelbësore për mbijetesën e saj në shtëpi, si dhe për zbrapsjen e ndikimin të përgjithshëm perëndimor në rajon, dhe për  rindërtimin e një sferë gjeopolitike ruse.

Së treti, shuma totale e veprimeve të Rusisë jashtë vendit – sado reaktive, e improvizuar, apo taktike që mund të jetë në vetvete – tregon për një strategji embrionale, për të mbështetur dhe promovuar normat jo-demokratike. Numri në rritje i kanaleve dhe aktorëve, që Rusia përdor për të ndikuar në zhvillimet politike në lagjen e saj, ndërsa është jo aq e institucionalizuar si ato në Perëndim, ka filluar t’i ngjajë një mjeti për t’u angazhuar në konkurrencën e regjimit.

Nëse promovimi i demokracisë së BE-së dhe SHBA-së në Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, do të pësojë ndonjë tërheqje, përpjekjet ekzistuese duhet të përshtaten, duke marrë parasysh specifikat e kundër-politikave ruse, për shembull në fushën e mbështetjes së shoqërisë civile. Mekanizma të reja gjithashtu duhet të zhvillohen në fushat më pak tradicionale – për shembull, nismat socio-kulturore, në të cilat Rusia ka qenë aktive. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, kanë gjithashtu nevojë për politika, që janë të dizenjuara në mënyrë më specifike për mbrojtjen e demokracisë, ku është bërë progres, duke përfshirë mbështetjen më të gjerë diplomatike, të sigurisë, si dhe mbështetjen ekonomike për reformimin e qeverive.

Së fundmi, politikëbërësit dhe organizatat e shoqërisë civile në të dy anët e Atlantikut, duhet të shfaqen shumë më seriozë, sesi mund të bashkëpunojnë më mirë dhe të kapërcejnë pengesat, të cilat deri më tani kanë parandaluar një bashkëpunim më të ngushtë. Pa këtë, dhe në kontekstin e kufizimeve të burimeve dhe të një klime të pafavorshme gjeopolitike për promovimin e demokracisë, do të jetë shumë e vështirë për të bërë përparim, në luftën kundër konkurrencës më të madhe të regjimit rus.

a.g./Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *