Home»Horizonti.al»Shkence»Rreziku ndaj furnizimit të botës me ushqim

Rreziku ndaj furnizimit të botës me ushqim

Screen Shot 2015-05-04 at 10.43.32Popullsia e botës kohët e fundit e kaloi 7 miliardëshin, dhe kjo shifër pritet që të rritet edhe me 2 miliardë në 50 vitet e ardhshëm. Cdonjëri prej tyre do të dojë të hajë. Shtojini kësaj edhe rritjen e pritshmërisë së jetëgjatësisë dhe rënien e vdekshmërisë foshnjore, dhe në 205-ën botës do i duhet ndoshta të prodhojë 70% më shumë ushqim se sa tani. Fatkeqësisht, ndryshimi i klimës ka gjasa të ketë një imakt të rëndë mbi aftësinë e Tokës për ta arritur këtë gjë.

Edhe duke lënë mënjanë shqetësimin që disa prej rajoneve më pjellorë të planetit mund të jenë zhytur nën nivelin e deteve që fryhen, apo të kthehen në shkretëtira për shkak të rritjes së temperaturave, aftësia jonë për të siguruar ushqim është në rrezik. Afro gjysma e kalorive që konsumohen përreth botës vjen nga misri, gruri, soja dhe orizi. Fatkeqësisht, prodhimi të gjithë këtyre pritet të bjerë për shkak të ndryshimeve të klimës dhe ndotjes.

Këta ndryshime do të godasin vendet më të varfër, por edhe vendet në zhvillim mund të duhet të riedukohen sa i përket konsumit të ushqimit. Industritë e mishit dhe bulmetit janë një nxitës i madh i ngrohjes globale, dhe mund të bëhen të papërballueshme në të ardhmen e afërt.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *