Home»Sport»Reali apo Juve? Sillni “kë të doni”

Reali apo Juve? Sillni “kë të doni”

Screen Shot 2015-05-13 at 08.56.25

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është shprehur tejet i kënaqur për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, pasi sonte e eliminuan Bayern Munichun në Allianz Arena me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Mesfushori spanjoll ka thënë se skuadra e tij dëshiron ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve dhe se nuk i intereson se me cilën skuadër do të përballet në finale. Finalisti tjetër do të dihet nesër pasi të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Juventusit. “Bayerni u përmirësua në pjesën e dytë, por ne duhet të kënaqemi me faktin se jemi kualifikuar në finale. Ne jemi aty ku kemi dashur të jemi, por nuk jemi të lumtur me kaq, pasi që duam ta fitojmë trofeun. Tash jemi në finale dhe do të mundohemi ta fitojmë”, ka thënë fillimisht Iniesta. “Reali dhe Juventusi janë dy ekipe të mëdha. Ne do të presim se cila skuadër do të kualifikohet në finale, mirëpo kjo nuk është diçka që na shqetëson”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *