Home»Horizonti.al»Shkence»Përse Ligji i Moore është ende i vlefshëm?

Përse Ligji i Moore është ende i vlefshëm?

Screen Shot 2015-05-24 at 21.10.26

Kompjuterë personalë, celularë, makina me vetëngarje: shpikja e të gjithë këtyre teknologjive ishte parashikuar nga Gordon Moore gjysmë shekulli më parë, në një arikull të shkruajtur në vitin 1965 për revistën “Electronics”.

Ajo që e shtyu ta formulonte ishta fuqia e llogaritjes, dhe Moore në atë artikull parashikoi se si do të mund të zhvillohej në dekadën pasardhëse. Por, javën që kaloi bota e teknologjisë kujtoi parashikimin e tij, që rezultoi i vërtetë dhe vazhdon me saktësi.

Ligji i Moore në të vërtetë nuk është tamam një ligj, si ata që përshkruajnë gravitetin apo ruajtjen e energjisë. Eshtë parashikimi që numri i tranzistorëve (përcjellësit elektrikë të një kompjuteri të përdorur për të përfaqësuar 0 dhe 1) që mund të gjejnë vend në një chip do të dyfishohet cdo dy vite, falë përparimeve të teknologjisë.

Kjo gjë sjell një rritje tmerrësisht të shpejtë të fuqisë së kompjuterit, pa një rritje korresponduese të kostos, dhe kjo na ka dhënë kompjuterët portativë apo pajisjet e vogla që kanë një aftësi shumë të madhe përpunuese, por me cmime të ulët.

E vështirë të thuhet përse ka rezistuar kaq gjatë Ligji i Mooret. Parashikimi i tij i dyfishimit u transformua në një objektiv të sektorit për të gjithë kompanitë konkuruese. “Mund të jetë një ligj që vetëpërmbushet”, thotë shumëkush. Por nuk është e qartë arsyeja përse ka dyfishim konstant cdo dy vite, dhe jo një ritëm i ndryshëm apo luhatje. Shkenca ka mistere dhe në disa drejtime, ky është një i tillë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *