Home»Enciklopedike»Karavaxhio dhe Kalorësit e Maltës

Karavaxhio dhe Kalorësit e Maltës

Screen Shot 2015-05-26 at 12.54.51 PM

Karavaxhio mund të ketë vrarë një njeri në Romë, por ky ishte vetëm fillimi i problemeve të tij. Pasi Karavaxhio u arratis nga Roma, ai përfundoi në ishullin e Maltës. Ajo çfarë ndodhi midis artistit pothuajse të mirë-njohur e trazovaç dhe kalorësve të Maltës është e hapur për debat, me shumicën e fragmenteve të bashkuara ndonjëherë në dokumenta lakonike. Mendohet se kishte një lloj lidhje familjare midis Karavaxhos dhe kalorësve, që ata ta pranonin atë në shoqërinë e tyre, megjithëse Urdhri u kishte dhënë vend të shenjtë artistëve të arratisur nga rrethana të caktuara më parë. Vetëm pak muaj pasi Karavaxho arriti në Maltë në vitin 1607, kreu i Urdhërit i shkroi Papës të siguronte një falje për të, duke i thënë se ai ishte një djalosh shumë i denjë, pavarësisht vrasjes, dhe se ata donin me të vërtetë ta bënin atë anëtar të urdhërit, vetëm nëse Papa mund ta hiqte qafe persekutimin që e ndiqte ngado. U botua një dokument faljeje papnore, dhe Karavaxho u fut në urdhër.

Anëtarësimi i tij e pati jetën e shkurtër. Nuk zgjati shumë përpara se të burgosej, për atë që u quajt “zënkë e pavend” me njërin nga kalorësit e tjerë, e cila rezultoi në dhunimin e shtëpisë të atij tjetrit dhe një goditje me thikë. Karavaxho u burgos, por ia doli të arratisej nga burgu dhe nga ishulli. I përjashtuar nga Urdhëri, më specifikisht ngaqë e la ishullin pa leje, Karavaxho filloi të endej nga pak kudo, dhe vdiq rreth dy vjet më vonë. Vdekja e tij ka qënë çështje misterioze. Eshtë sugjeruar se nuk ishte një vdekje natyrale; ishte një vrasje e cila ishte urdhëruar nga Vatikani dhe u ekzekutua nga Kalorësit e Maltës, të cilët ai i kish ofenduar kaq rëndë. Në 2010-ën, eshtra të zbuluara në Toskanë dhe të konfirmuara (me 85 % të ngjarë) të jenë eshtrat e Karavaxhos sugjerojnë që ishte ekspozimi i zgjatur ndaj pikturave të plumbit (bashkë me plagët e infektuara, që ai kishte marrë në një sulm të mëvonshëm dhe që e la atë të shfytyruar), që çuan përfundimisht në vdekjen e hershme të artistit. /Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *