Home»Sport»Guardiola: Messi më i miri në histori, jam tifoz i Barcës në finale

Guardiola: Messi më i miri në histori, jam tifoz i Barcës në finale

Screen Shot 2015-05-13 at 08.51.05Pep Guardiola ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe në finale do të bëjë tifo për Barcelonën. Skuadra e spanjollit, Bayern Munich, u eliminua pikërisht nga ish-skuadra e tij me rezultat të përgjithshëm prej 5-3.

Por, ai nuk mban inate dhe shpreson që superylli argjentinas me bashkëlojtarët e tij të triumfojnë në Berlin. “Jam i kënaqur që Messi është rikthyer. Ai është mahnitës, është kthyer në maksimumin e tij si në kohën kur unë e trajnoja”. “Jemi me fat që jetojmë në kohën e tij, sepse ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Mund ta krahasoj me Pelen dhe jam krenar për vitet që kam kaluar me të”. “Urime Barcës, shpresoj ta fitojnë finalen e pestë të Ligës së Kampionëve në Berlin”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *