Home»Bota»“Zbutet” Netanjahu, u kërkon falje arabëve

“Zbutet” Netanjahu, u kërkon falje arabëve

Screen Shot 2015-03-24 at 11.36.40 AMKryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu u ka kërkuar falje arabo-izraelitëve për retorikën gjatë fushatës zgjedhore, që fyeu anëtarët e komunitetit dhe mori kritika ndërkombëtare. Netanjahu, partia e të cilit Likud, fitoi zgjedhjet u takua me anëtarë të komunitetit arab dhe në mënyrë të vecantë tërhoqi komentet sipas të cilëve “arabët votojnë në tufa”.

Megjithatë, në SHBA këshilltari i lartë i Obamës Denis McDonough tha se komentet e Netanjahut nuk mund të injoroheshin. “Pas zgjedhjeve, kryeministri tha se nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij, por për shumëkënd në Izrael dhe në komunitetin ndërkombëtar, komente të tillë kontradiktorë vënë në dyshim angazhimin për një zgjidhje me dy shtete, ashtu sic bëri edhe deklarata e tij se ndërtimi i vendbanimeve kishte si qëllim strategjik ndarjen e komuniteteve palestinezë. Nuk mund të bëjmë sikur këto komente nuk janë bërë asnjëherë”. /Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *