Home»Bota»Zbulohen mbi 200 skelete në Paris

Zbulohen mbi 200 skelete në Paris

Screen Shot 2015-03-02 at 09.56.55Mbi 200 skelete janë zbuluar nën një supermarket në Parisin qendror, që dikur ishte vendndodhja e një spitali dhe varreze të shekullit të 12-të. Spitali ishte shkatërruar në fund të shekullit të 18-të dhe varreza u zhvendos. Media franceze njoftoi dje për këtë zbulim.
Skeletet u zhgroposën në janar gjatë një procesi rindërtimi në janar në katin e poshtëm të një supermarketi Monoprix në bulevardin Sebastopol. Arkeologët thonë se eshtrat u varrosën në tetë varre të mëdha.
Ekspertët thonë se kujdesi që ishte treguar për varrosjen e trupave tregonte se bëhej fjalë për viktima të një sëmundjeje, dhe jo të një konflikti.
Instituti Kombëtar Francez i Kërkimeve Arkeologjike do të kryejë studime historike për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi vdekjen e atyre që ishin varrosur në varrezat e sapozbuluara. Provat e ADN-së do të vërtetojnë nëse ka lidhje gjenetike të mundshme mes tyre.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *