Home»Bota»Zgjidhet Pavlopoulos. Greqia me president të ri nga e djathta

Zgjidhet Pavlopoulos. Greqia me president të ri nga e djathta

Screen Shot 2015-02-18 at 21.06.43Kandidati i propozuar nga kryeministri Tsipras, Prokopis Pavlopoulos është Presidenti i ri i Greqisë i cili u zgjodh me 233 vota në parlamentin grek. Pavlopoulos është professor drejtësie dhe deputet si dhe ka qenë Ministër i Brendshëm i Partisë Konservatore Nea Demokracia. Emërimi i tij ishte i papritur sepse përflitej më tepër për komisionerin e Migracionit të BE-së,Dimitris Avramopolus.
Pavlopoulos, ka lindur në 1950-n në Kalamata, ai ka mbaruar Juridikun e Athinës. Në vazhdim ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Sorbonës për të Drejtën Publike, e më pas ka ndjekur një karrierë akademike në disa universitete të Athinës dhe Parisit, e shoqëruar me një bibliografi tepër të vlerësuar.
Ai është zgjedhur deputet me Demokracinë e Re prej vitit 1996 deri në vitin 2012. Gjatë kësaj periudhe ka qenë kryetar i grupit parlamentar të konservatorëve, duke gëzuar respektin e plotë të tyre, zëdhënës i Qeverisë dhe, së fundmi në Qeverinë “Karamanlis”, ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm dhe të Administratës Civile, prej vitit 2004 deri në vitin 2009.
Ajo që i ka dhënë pikë, më shumë se kandidaturat e tjera që ka pasur në tryezë kryeministri Tsipras për këtë post, ka qenë fakti se ka kundërshtuar disa ligje të sjella në Parlament nga ish-kryeministri Samaras, të konsideruara si antikushtetuese.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *