Home»Bota»“Rrezik për paqen dhe sigurinë e botës”. Egjipti bën apel për të ndërhyrë në Libi

“Rrezik për paqen dhe sigurinë e botës”. Egjipti bën apel për të ndërhyrë në Libi

Screen Shot 2015-02-16 at 20.54.16

Egjipti i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Libi. Presidenti al Sisi tha se ajo që po ndodh në Libi është rrezik për paqen dhe sigurinë botërore. Deklaratat e tij erdhën ndërkohë që avionët bombardues egjiptianë nisën të godasin pozicionet e ISIS si reagim ndaj një video të militantëve ku shfaqeshin tek ekzekutoheshin 21 kristianë egjiptianë. Libia ka qenë e zhytur në kaos që nga viti 2011 me militantët që luftojnë për kontrollin e territorit dhe dy qeveri rivale.
Sisi foli në telefon me presidentin francez, Francois Hollande dhe Kryeministrin italian, Matteo Renzi në lidhje me situatën në Libi. Ai ka dërguar gjithashtu Ministrin e Jashtëm Sameh Shukri në Nju Jork për konsultime me zyrtarët e OKB-së. “Ajo që po ndodh në Libi është një rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha presidenti.

bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *