Home»Bota»Barbaria e fundit e ISIS-it është… linçimi (Foto + Video)

Barbaria e fundit e ISIS-it është… linçimi (Foto + Video)

Tre ushtarë të ushtrisë siriane janë goditur dhe shkelur deri sa kanë vdekur nga turma. Më pas, kufomat janë lidhur pas motorrëve dhe janë tërhequr zvarrë në qytet

Screen Shot 2015-02-19 at 5.03.22 PMPas prerjes së kokave, djegies të gjallë ka ardhur linçimi: është kjo metoda e fundit, barbare e ekzekutimit nga ISIS. Në qytetin sirian të Raqqas, qendra e Shtetit Islamik, tre ushtarë të ushtrisë siriane janë linçuar nga turma dhe janë shkelur për vdekje, me nxitjen e militantëve islamikë.
Dënimi kafshëror me vdekje u krye para telekamerave, që më pas kanë realizuar një video e cila është përhapur mes të tjerave edhe nga Daily Mail: tre të burgosurit janë gjunjëzuar në një shesh të mbushur në pritje të leximit të dënimit. Përballë një plateje ku kishte dhe shumë fëmijë, ushtarët janë sulmuar nga turma, e cila i rreh dhe i shkel deri sa vdesin. Në skenën pasardhëse, kufomat e tyre lidhen pas motorrëve dhe tërhiqen zvarrë nëpër qytet.
Sipas asaj që thotë Daily Mail filmimi është publikuar pak kohë pas lajmit të kapjes së 32 ushtarëve dhe aktivistëve proqeveritarë pranë Aleppos.

Screen Shot 2015-02-19 at 5.04.00 PM Screen Shot 2015-02-19 at 5.04.05 PM

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *