Home»Bota»“Nuk duam luftë me Izraelin, por nuk i druhemi”

“Nuk duam luftë me Izraelin, por nuk i druhemi”

Lebanon's Hezbollah leader Sayyed Hassan Nasrallah addresses supporters at an Ashoura ceremony in Beirut

Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit tha të premten se grupi i tij nuk kërkon luftë me Izraelin, por ishte i gatshëm për një të tillë, dhe rezervonte të drejtën t’u përgjigjet sulmeve izraelitë në cdo kohë dhe kudo. “Ne nuk duam luftë, por nuk kemi frikë prej saj dhe duhet të bëjmë dallimin mes të dyjave ndërkohë që izraelitët duhet ta kuptojnë shumë mirë këtë”, tha Sayyed Hassan Nasrallah.
Ky i fundit foli gjatë një aktiviteti për përkujtimin e vdekjes së gjashtë luftëtarëve të Hezbollahut si dhe një gjenerali iranian që gjetën vdekjen prej një sulmi ajror izraelit në Siri në 18 janar. Hezbollahu i mbështetur nga Irani u kundërpërgjij të mërkurën me një sulm me raketë që shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve izraelitë në kufirin me Libanin.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *